• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

    Dizajni

    Teknologjia

    Performanca

    • INFO-ZBAVITJE
      INFO-ZBAVITJE

      Unike për Land Rover, sistemi i ri i info-zbavitjes InControl, Touch Pro Duo, duket dhe funksionon si asnjë tjetër. Duke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, përmban teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.

    • INOVACION
      INOVACION

      Range Rover Velar ofron ngarje të efektshme, të rafinuar dhe reaguese nga linja e përparuar e motorëve Ingenium V6 me 4 cilindra. Me strukturë alumini me peshë të lehtë, është ndërtuar për të arritur jetëgjatësi përdorimi më të madhe; duke përdorur më shumë materiale të ricikluara, duke prodhuar më pak emetime dhe konsum më të ulët të karburantit.

    • PERFORMANCA NË RRUGË
      PERFORMANCA NË RRUGË

      Një udhëtim i sigurt, i rehatshme dhe vërtet i kënaqshëm. Inovacionet, të tilla si sistemet Dinamika Përshtatëse dhe Suspensioni Elektronik me Ajër, zbusin gungat për të siguruar përmirësimin e aftësive në rrugë dhe cilësinë e udhëtimit. Manovrimi i Range Rover Velar është i shkathët, reagues dhe i prerë, duke siguruar që kthesat të merren me mbërthim të sigurt në rrugë.

    • AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR
      AFTËSI JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR

      Për ngarje të sigurt jashtë rrugës së shtruar në një shumëllojshmëri terrenesh, Range Rover Velar përmban Kontrollin e Zbritjes Kodrinore (HDC) si standard bashkë me Reagim Terreni 2 si opsional. Ndërsa zgjedhja e sistemeve inteligjente dhe të përhershme të Land Rover si Katër Rrota Aktive (4WD) sigurojnë aftësi të pakrahasueshme, në të gjitha llojet e motit dhe terreneve.

    • ASISTENCA TË DREJTUESIT
      ASISTENCA TË DREJTUESIT

      Range Rover Velar ka një sërë asistencash opsionale dhe standarde për të përmirësuar përvojën e ngarjes. Duke paraqitur mendimin, inxhinierinë dhe teknologjinë më inovative, këto funksione ju ndihmojnë të manovroni me lehtësi në trafik, autostradë, rrugë e madje edhe gjatë natës.

    • REHATIA DHE LEHTËSIA
      REHATIA DHE LEHTËSIA

      Opsionet e punuara në mënyrë të mrekullueshme përfshijnë Luxtec dhe kamosh, lëkurë Windsor me vrima ose tekstil cilësor dhe kamosh. Gjithashtu disponohen ulëse të parme me funksion kujtese me klimatizim dhe ulëse të pasme me ngrohje dhe pjerrësim të komanduar.

    Rehatia dhe Lehtësia

    Aftësia

    Testuar në ekstrem

    • Dhomë semi-anekoike
      Dhomë semi-anekoike

      Në dhomat gjysmë-anekoike e ekspozojmë kabinën ndaj një sërë frekuencash dhe dridhjesh duke siguruar që Range Rover Velar i ri gjithmonë të dëgjohet i përsosur.

    • Shpejtësia e erës
      Shpejtësia e erës

      Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, zhvillojmë besueshmëri të vërtetë. Në dhomat klimatike, mund të krijojmë disa nga kushtet më të vështira të erës që mund të hasni.

    • Temperatura ekstreme
      Temperatura ekstreme

      Në mjediset e botës reale dhe dhomat tona klimatike, i ngrijmë automjetet në -40°C dhe i pjekim në 50°C. Pra, edhe në vendet më të largëta, rehatia dhe qetësia shpirtërore nuk është kurrë larg.

    • Jashtë rrugës së shtruar
      Jashtë rrugës së shtruar

      Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet.

    Shkathtësia

    Siguria

    • ISOFIX
      ISOFIX

      Pikat ISOFIX në ulëse t e pasme të Range Rover Velar e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.

    • JASTËKË AJRI
      JASTËKË AJRI

      Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover Velar prej gjashtë jastëkësh ajri për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.

    • RRIPAT E SIGURISË
      RRIPAT E SIGURISË

      Tendosësit e pajisur te rripat e sigurimit aktivizohen kur zbulohet një ngadalësim i papritur. Duke e mbajtur të mbërthyer fort personin me ulëse n, ato ju mbrojnë dhe sigurojnë juve dhe pasagjerëve në rast të një përplasjeje.

    • POZICIONI SPORTIV I KOMANDËS SË DREJTIMIT
      POZICIONI SPORTIV I KOMANDËS SË DREJTIMIT

      Pozicioni Sportiv i Komandës së Drejtimit së Range Rover Velar ndihmon për t’ju ofruar një makinë më të sigurt dhe të angazhuar. Pozicioni i ngritur mundëson shikueshmëri të përmirësuar që kontribuon në siguri më të mirë.

    • SISTEMET E DREJTIMIT
      SISTEMET E DREJTIMIT

      Range Rover Velar përdor teknologjitë më të fundit të sigurisë duke përfshirë Kontroll Elektronik i Tërheqjes (ETC) që optimizon tërheqjen dhe Shpërndarja Elektronike e Frenimit me Forcë që automatikisht ndryshon forcën e frenimit në çdo bosht me qëllim që të minimizohet distanca e ndalimit.

    • ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE
      ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE

      Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Prandaj rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.