• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

    Info-Zbavitje

    • TOUCH PRO DUO
      TOUCH PRO DUO

      Touch Pro Duo, sistemi i ri standard me dy ekran me prekje i lejon përdoruesit të shikojë dhe të bashkëveprojë njëkohësisht kohë me shumë veçori. Kjo siguron fleksibilitet për ta përdorur sistemin në mënyrë më efikase, duke i parë të gjitha informacionet e kërkuara. Për shembull, mund të përdorni sistemin e navigimit në ekranin e sipërm ndërsa luani mediat në ekranin e poshtëm.

    • TIMONI
      TIMONI

      Komandat unike mbi timon me ndriçim, të fshehura derisa ndizen ulin numrin e butonave brenda kabinës. Këto komanda kryejnë një sërë funksionesh që dëshironi të kryhen nga automjeti. Karakteristika që përdoren më rregullisht si media dhe telefoni tani mund të përdoren plotësisht nga komandat e reja mbi timon në kombinim me Ekranin Interaktiv të Drejtuesit, duke ndihmuar në uljen e shpërqendrimit të shoferit.

    • EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT
      EKRANI INTERAKTIV I DREJTUESIT

      Me rezolucionin ultra të mprehtë që paraqet kthesa të qarta dhe skaje të mprehta, ky sistem përmban një Ekran Interaktiv të Drejtuesit prej 12.3” me definicion të lartë si opsional. Mund të bashkëveproni direkt me ekranin dhe të kontrolloni mediat, të bëni dhe të merrni telefonatat dhe të zgjidhni funksione për të mbushur pamjen tuaj të zgjedhur. Ju mund të zgjidhni nga tre pikëpamje të ndryshme: Pamje Dyshe, Teke ose E zgjeruar.

    • ZBAVITJA NË ulëse
T E PASME
      ZBAVITJA NË ulëse T E PASME

      Ky sistem opsional përmban dy ekrane 8” me prekje në mbështetëset e kokës dhe mund të luajë filma e kanale televizive, madje edhe dixhitale. Çdo ekran kontrollohet në mënyrë të pavarur. Sistemi ka dy porta USB 3.0, një lidhje HDMI dhe Mobile High-Definition Link që mbështet shumicën e telefonave inteligjentë, tableteve ose pajisjeve të tjera. Dy palë kufje me valë dhe me tel të markës WhiteFire® dhe telekomanda janë gjithashtu të siguruara.

    • REMOTE
      REMOTE

      Remote është një aplikacion shumëfunksional që ju lejon të monitoroni, si dhe të bashkëveproni me Range Rover Velar nga telefoni inteligjent ose ora inteligjente e dorës*. Ndizni motorin nga distanca** për të para-vendosur klimën, për të mbyllur dhe për të hapur automjetin, për të gjetur Range Rover Velar në një hartë ose duke përdorur funksionin e sinjalizimit akustik dhe me blic dhe për të ndjekur udhëtimet tuaja - të gjitha nëpërmjet aplikacionit. *Vetëm pajisje të pajtueshme **Vetëm në dispozicion me funksione opsionale Klimatizim i Caktuar nga Largësia

    • LIDHSHMËRIA E INCONTROL
      LIDHSHMËRIA E INCONTROL

      Karakteristikat e InControl zgjerojnë lidhshmërinë e InControl Touch Pro, duke ju siguruar mundësinë e shtimit të shërbimeve, teknologjive dhe aplikacioneve të Connect Pro që ju ofrojnë juve dhe pasagjerëve nivelin më të mirë të lidhjes dhe komoditetit. Karakteristikat përfshijnë InControl Apps, Remote Premium dhe Pro Services, duke përfshirë rrjetin me valë Wi-Fi.

    Inovacion

    • MOTORËT INGENIUM
      MOTORËT INGENIUM

      Ingenium është brezi më i fundit i motorëve të Land Rover me strukturë të gjithë prej alumini. Me peshë më të lehtë, më efikasë e më të fuqishëm se paraardhësit e tij motorët Ingenium me benzinë të E-PACE përdorin inovacione të avancuara, të tilla si sistemi Kontrollin Inteligjent të Vazhdueshëm të Valvulave të Ndryshueshme, për të përmirësuar çdo aspekt të performancës, konsumit së karburantit dhe për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve të CO2.

    • STRUKTURË E LEHTË PREJ ALUMINI
      STRUKTURË E LEHTË PREJ ALUMINI

      Struktura e trupit prej alumini të Range Rover Velar është projektuar për siguri, forcën dhe efikasitet më të madh. Anët prej aliazhi me fortësi të lartë dhe panelet e amortizimit me dendësi të lartë janë bashkuar nga një mbajtëse dinamike e pasme mbërthyese për të zvogëluar peshën pa kompromentuar sigurinë.

    • LAND ROVER IGUIDE
      LAND ROVER IGUIDE

      Aplikacioni Land Rover iGuide përdor teknologjinë më të fundit të realitetit të shtuar për të shpjeguar të gjitha tiparet e nevojës për të ditur dhe kontrollet e Range Rover Velar. Gjithashtu, kryen funksion të dyfishtë si manual i pronarit, duke siguruar që ju gjithmonë të keni përgjigjen për çdo pyetje.

    Performanca

    • VEKTORIZIMI I MOMENTIT
      VEKTORIZIMI I MOMENTIT

      Vektorizimi i Tërheqjes nga Frenimi siguron një marrjen e kontrolluar dhe të përgjegjshme të kthesave, duke punuar së bashku me Dinamikën Inteligjente të Tërheqjat. Së bashku balancojnë shpërndarjen e momentit të motorit ndërmjet të katër rrotave, duke e bërë automjetin të ndihet më i gatshëm dhe i sigurt.

    • DINAMIKA PËRSHTATËSE
      DINAMIKA PËRSHTATËSE

      Ky sistem siguron një udhëtim të sheshtë dhe kontroll optimal duke monitoruar lëvizjet e trupit dhe drejtimit deri në 500 herë në sekondë. Reagon ndaj komandave të drejtuesit dhe sipas terrenit duke ofruar parametra vazhdimisht të ndryshueshëm të amortizimit ndërmjet ekstremeve të buta dhe të forta.

    • KONTROLLI DINAMIK I STABILITETIT
      KONTROLLI DINAMIK I STABILITETIT

      Kontrolli Dinamik i Stabilitetit (DSC) monitoron sjelljen dinamike të automjetit dhe ndërhyn nëse përcakton se automjeti nuk po reagon ndaj komandave të shoferit. Kjo ndihmon që Range Rover Velar i ri të ofrojë një makinë të lidhur, të balancuar dhe të sigurt. Një që ju do të shijoni si në rrugë të shtruar dhe jashtë saj.

    • KONTROLLI I STABILITETIT TË VËRTITJES
      KONTROLLI I STABILITETIT TË VËRTITJES

      Kontrolli i Stabilitetit të Vërtitjes (RSC) është i integruar me Kontrollin e Stabilitetit Dinamik (DSC) për të zvogëluar mundësinë e rrokullisjes, duke siguruar aftësi për të manovruar rrotull një pengese ose një automjeti tjetër në rrugë. Ai monitoron lëvizjen e mjetit dhe forcat e marrjes së kthesës për të zbuluar çdo rrezik të mundshëm për rrokullisje. Nëse zbulohet ndonjë rrezik, aplikohet frenimi në pjesën e jashtme të rrotave për të reduktuar forcat që zvogëlojnë stabilitetin.

    Aftësia

    • DIFERENCIALI AKTIV BLLOKUES I PASMË
      DIFERENCIALI AKTIV BLLOKUES I PASMË

      Diferenciali Aktiv Bllokues i Pasmë* ofron përfitimin shtesë të tërheqjes më të madhe nëpër kthesa dhe më shumë mbërthim jashtë rrugës së shtruar. E bën këtë duke kontrolluar rrëshqitjen ndërmjet rrotës së majtë dhe të djathtë në boshtin e pasmë. *Opsionale në tërheqjet motorike D300 dhe P380.

    • NISJA NË TËRHEQJE TË ULËT
      NISJA NË TËRHEQJE TË ULËT

      Në sipërfaqet e rrëshqitshme, si bari dhe dëbora, momenti mund të balancohet midis rrotave të përparme dhe të pasme për të maksimizuar tërheqjen. Në kushte ekstreme, ku vetëm rrotat e përparme kanë tërheqje, deri në 100 për qind e momentit të motorit mund të shpërndahet te rrotat para për mbërthim optimal.

    • SUSPENSIONI ELEKTRONIK ME AJËR
      SUSPENSIONI ELEKTRONIK ME AJËR

      Një udhëtim i përshtatshëm e i sigurt theksohet më tej nga suspensioni elektronik me ajër më i fundit në katër rrotat*, i cili siguron amortizim të jashtëzakonshëm dhe vetëpërmbajtje. I aftë për të ndërmarrë situata të vështira, ky sistem e mban Range Rover Velar të qëndrueshëm pavarësisht sa i thyer është terreni. Për më shumë cilësi udhëtimi, ndërron vazhdimisht lartësinë kur është e nevojshme. *Pajisur si standard në tërheqjet motorike D300 dhe P380, opsionale në D180, D240 dhe P300.

    • REAGIM TERRENI
      REAGIM TERRENI

      Standard në modelet Range Rover Velar, sistemi unik Reagim Terreni i mundëson drejtuesit të optimizojë motorin, kutinë e marsheve, sistemet e diferencialit qendror dhe të shasisë për t'iu përshtatur kërkesave të terrenit, duke përzgjedhur një nga modalitetet më të lehta të drejtimit. Reagim Terreni 2 është një opsion që e çon aftësitë e sistemit të vlerësuar me çmime në një nivel të ri. Paraqet një parametër automatik që monitoron kushtet aktuale të lëvizjes dhe zgjedh sistematikisht parametrin më të përshtatshëm të terrenit.

    • ASISTENCA E AVANCUAR E RIMORKIOS
      ASISTENCA E AVANCUAR E RIMORKIOS

      Si opsionale, Asistenca e Avancuar e Rimorkios ju lejon të kontrolloni drejtimin e rimorkios kur lëvizni mbrapsht. Duke përdorur kontrolluesin rrotullues Reagim Terreni 2 nëpërmjet kontrolleve të Touch Pro, sistemi kontrollon drejtimin e automjetit për të arritur trajektoren e dëshiruar të rimorkios, siç shfaqet në ekranin me prekje.

    • KONTROLLI I ZBRITJES KODRINORE
      KONTROLLI I ZBRITJES KODRINORE

      Teknologjia e patentuar e Land Rover Kontrolli i Zbritjes Kodrinore (HDC) e ndihmon drejtuesin me zbritje të kontrolluara të shpateve të vështira. E bën këtë duke ruajtur një shpejtësi të vazhdueshme dhe duke aplikuar frenimin veçmas në çdo rrotë. Asistenca e Nisjes në Terren Kodrinor, e cila vjen si standard, siguron që automjeti të mos shkasë mbrapa ndërsa niset lart në pjerrësi.

    Asistenca Standarde të Drejtuesit

    • FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE
      FRENIMI AUTONOM NË RAST URGJENCE

      Nëse zbulohet një përplasje e mundshme në shpejtësitë nga 5 deri 80 kph, sistemi Frenim Autonom në Rast Urgjence shfaq një paralajmërim, duke ju dhënë kohë të ndërmerrni veprime. Nëse nuk ndërmerren veprime, sistemi do të frenojë.

    • PARALAJMËRIMI I DALJES NGA KORSIA
      PARALAJMËRIMI I DALJES NGA KORSIA

      Paralajmërimi i Daljes nga Korsia mund të ndihmojë që udhëtimet e gjata të jenë shumë më të sigurta. Ndjen kur makina juaj po del pa dashje nga korsia dhe ju njofton me një alarm vizual dhe një dridhje të butë të timonit.

    • NDIHMA E PARKIMIT MBRAPSHT
      NDIHMA E PARKIMIT MBRAPSHT

      Ndihma e Parkimit Mbrapsht e bën kthimin mbrapsht në hapësirat e ngushta më të lehtë dhe më të sigurtë. Zgjidhni Mbrapsht dhe sensorët e vendosur në prapakolp aktivizohen automatikisht. Ekrani me prekje dhe audioja ofrojnë reagime mbi afërsinë me pengesat gjatë parkimit.

    • KONTROLLI I UDHËTIMIT DHE KUFIZUESI I SHPEJTËSISË
      KONTROLLI I UDHËTIMIT DHE KUFIZUESI I SHPEJTËSISË

      Kur jeni duke udhëtuar në autostradë ose në trafik të ngadaltë, ky sistem do ta mbajë automjetin tuaj një distancë të sigurt nga automjeti përpara nëse ai ngadalëson ose ndalet.

    Opsionet e Paketave

    • DREJTIMI
      DREJTIMI

      Paketa e Drejtimit ofron një sërë karakteristikash të dizajnuara për t'ju ndihmuar të mbani veten dhe pasagjerët të sigurt, duke përfshirë: - Monitorimi i Gjendjes së Drejtuesit - Monitorimi i Këndit të Vështirë - Njohja e Shenjave të Trafikut

    • DREJTIMI PRO
      DREJTIMI PRO

      Paketa e Drejtimit Pro e bën çdo udhëtim edhe më të sigurtë dhe më relaksues. Përmban Paketën e Drejtimit, plus: - Asistenca e Ruajtjes së Korsisë - Asistenca e Këndit të Vështirë - Kontrolli Përshtatësi Lëvizjes

    • PARKIMI
      PARKIMI

      Paketa e Parkimit është atje për t'ju ndihmuar me manovrime në hapësira të ngushta dhe në mjedise urbane, që përmban: - Ndihma e Parkimit 360° - Monitoruesi i Trafikut Prapa

    • PARKIMI PRO
      PARKIMI PRO

      Paketa e Parkimit Pro ju mundëson të parkoni dhe manovroni lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt nëpër hapësira të ngushta. Përmban: - Monitoruesi i Trafikut Prapa - Asistenca e Parkimit

    Rehatia dhe Lehtësia

    • NDRIÇIMI I KONFIGURUESHËM I AMBIENTIT
      NDRIÇIMI I KONFIGURUESHËM I AMBIENTIT

      Ky opsion ju lejon të ndryshoni ngjyrën, nuancën, duke ndryshuar ambientin e kabinës për t’ju përshtatur humorit tuaj. Ka dhjetë ngjyra gjithsej.

    • MBËSHTETËSE BËRRYLI ME RRËSHQITJE
      MBËSHTETËSE BËRRYLI ME RRËSHQITJE

      Mbështetëse Bërryli me Rrëshqitje, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur, ndihmojë në maksimizimin e rehatisë individuale.

    • KONTROLLI I KLIMËS ME KATËR ZONA
      KONTROLLI I KLIMËS ME KATËR ZONA

      Ky sistem opsional siguron kontrolle të ndara për shoferin, pasagjerin dhe për secilën anë të rreshtit të dytë të ulëse ve. Përfshin gryka shtesë në shtyllën B.

    • LARTËSI AUTOMATIKE E HYRJE-DALJES
      LARTËSI AUTOMATIKE E HYRJE-DALJES

      Për të shijuar një nivel më të lartë të rehatisë, Lartësia Automatike e Hyrje-Daljes, si pjesë e suspensionit elektronik me ajër* opsional, ju lejon të hyni dhe dilni me lehtësi më të madhe, pasi funksioni e ul automjetin me 40mm. *Standard për motorët V6. Opsional në D420.