• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

INFORMATA RRETH KOMPANISË

LTG Kosova L.L.C nga opinioni i gjerë dhe klientët e Kompanisë njihet si Qendra Land Rover për Kosovë. Eksperienca shumëvjeçare në shitjen e Automjeteve Jaguar Land Rover dhe mirëmbajtja e tyre nga stafi i Çertifikuar ka bërë që LTG të njihet si LIDER në tregun Kosovar.

Korrektësia, Respekti dhe mbi të gjitha Profesionalizmi janë disa nga arsyet që klientët janë lojal ndaj Kompanisë.

Kompania është e themeluar nga Zr. Faton Gërguri, Pronar, me 100% aksione në Kompani. Tani më për gati dy dekada Zr. Gërguri me një punë të pandalshme me stafin e tij kanë bërë që Brendi Jaguar Land Rover të jetë shumë i popullarizuar dhe shumë i dashur në Kosovë përkundër faktit që ky Brend në vete përmban Standard jashtëzakonisht të lartë!.

LTG numëron 25 të punësuar me Kontratē në vitin 2018, staf i cili është i punësuar në departamente të ndryshme dhe përbërëse të Kompanisë. Kompania LTG Land Rover Kosova gëzon reputacion edhe përtej kufijëve të Kosovës me qrast klientë shumë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bashkë Atdhetarë që jetojnë në Perëndim pandërprerë drejtohen në dyert tona gjithmonë të hapura, njëjtë sikur për klientët shumë të nderuar Kosovar, njëashtu edhe Organizatat dhe Institucionet si lokale ashtu ato ndërkombtare me të cilat Kompania LTG gjithashtu është në Kontraktim/Partneritet për vite të tëra!

Bashkëngjitu ekipit tonë dhe filloni një mënyrë të re të menduarit e që në vete përmban vetëm suksesin! Atëherë, mos hezito, na kontakto.

NA KONTAKTONI

SHITJA E AUTOMJETEVE TE REJA

Të punësuarit në Departamentin e Shitjës pranë Kompanisë LTG Land Rover Kosova bëjnë prezentimin dhe shitjen e Automjeteve të Reja të Brendit "Jaguar Land Rover". Klientët kanë mundësi blerje të Automjeteve përmes mundësive të shumta si kredi përmes Bankave poashtu me Leasing, gjithmonë duke kërkuar kushtet më të favorshme për Klientin!

Ju keni mundësi edhe për kthim mrapa të Automjetit tuaj aktual me blerje të një automjeti të ri. Vlerësimet bëhen sipas politikave të prodhuesit, dhe gjithashtu Automjetin e ri, pas një kohe kur ju e shihni të arsyeshme, keni mundësi ta ktheni mrapa për të blerë një makinë të re.

Çdo Automjet i Ri me kilometrazhë 00 shitet me Garancion prej 100,000 KM apo 3 vjet, cilado që arrin e para. Pjesët e Reja të cilat shiten nga Departamenti i Pjesëve Rezervë janë vetëm ORIGJINALE të prodhuesit Jaguar Land Rover dhe ofrohen me 1 vit Garancion nga data e montimit/blerjes së tyre!.

Kompania LTG Land Rover Kosova gjithashtu njihet edhe si përfaqësues i prodhuesit të produkteve gjermane "Startech" me seli në Gjermani. Startech njihet si modifikues kryesisht i Brendit Jaguar, Land Rover dhe Range Rover. Produktet e Startech janë Body-Kit, konvertim i pjeseve të jashtme të trupit dhe Interierit përmbrenda! Për më tepër informata rreth Startech, referoju Web-Faqës zyrtare të Startech Germany duke klikuar në butonin në vazhdim.

VIZITO WEB-FAQËN STARTECH

    • Range Rover
    • Range Rover

    MajtasRange Rover Sport STARTECH Edition Djathtas Range Rover Evoque STARTECH Edition

    SHËRBIMET E PAS-SHITJËS

    Rreth 15 punëtorë të punësuar në Garazhë/Punëtori, disa nga të cilët janë të Çertifikuar për Elektikë dhe Mekanikë nga Prodhuesi Jaguar Land Rover janë gjithnjë të gatshëm për kryerjen e shërbimeve për klientët tanë, shpejtë dhe efikas!.

    Stafi i Departamentit të Pas-Shitjës ka bërë një përparim të knaqshëm sa i përket zgjidhjes së problemeve të llojllojshme të shfaqura në Automjete falë organizimeve të trajnimeve nga Prodhuesi Jaguar Land Rover dhe krahas kësaj, eksperienca e fituar vetëm sa po rritet dhe çdo sfidë po tejkalohet pa problem, këto eksperienca po janë shkas që klientët po mbesin të kënaqur dhe shumë lojal ndaj Kompanisë!.

    Kompania LTG Land Rover Kosova është e pajisur me të gjitha paisjet për Diagnozë dhe mjetet tjera të nevojshme profesionale që çdo defekt që shfaqet në Automjetin tuaj, stafi ynë do jetë në gjendje t'i rregullojë ato shpejtë dhe shumë favorshëm për Klientin!. Kompania posedon 9 lifta (dy dhe katër stubësh) për ngritjen e Automjeteve. Kompania gjithashtu posedon edhe Regllazhë Kompjuterike të gjeneratës së fundit.

    Kompania posedon edhe paisjet e fundit më të avancuara të Limarisë. Stafi ynë ka mundësi të bëjë riparimin, përgaditjen dhe ngjyrosjen e automjetit tuaj pavarësisht nivelit të dëmit të shkatuar nga aksidenti dhe jo vetëm!

    Duhet të na vizitoni që të bindeni në Profesionalizmin tonë!

  •  

    LTG, ÇDO ÇAST NË GJENDJE TË GATSHËM PËR JU

    Stafi ynë është i gatshëm të ju shërbejë çdo çast klientëve të cilët kanë nevojë për asistim, kanë ndonjë pakjartësi rreth veturës apo thjesht kanë ndonjë pyetje rreth veturave të tyre Land Rover. Shërbimi 24 orë është në dispozicionin tuaj, thjesht duke thirr në numër kontaktues +383 49 540 800.

     

    Ju keni mundësi të na kontaktoni edhe përmes web-faqës tonë me sistemin e integruar përmes Facebook, thjesht klikoni në shenjën komunikuese e lokalizuar në anën e djathtë dhe ju do hyni menjëherë në kontakt me ne.

    Kontakt Qendra e thirrjeve LTG
  •  

    ASISTENCA RRUGORE

    Stafi i Transportit në Kompani është i gatshëm 24 orë të i shërbejë klientet edhe në Asistencë Rrugore. Nëse Automjeti juaj ka ndonjë defekt dhe nuk ka mundësi lëvizjeje atëherë mos u shqetëso, me mjet transportues të Kompanisë, stafi ynë do vijë në vend të ngjarjës dhe ta bëjë transportin e automjetit tuaj për destinacion në servisin tonë për riparim. Të gjitha këto shërbime ofrohen 24 orë dhe me çmime të favorshme dhe të arsyeshme për ju. Ku do që gjindesh, LTG-në e ke afër, thjesht kontakto në numër kontaktues +383 49 540 800.

    Kontakt Asistenca Rrugore
  •  

    SHËRBIMI RENT A CAR

    Kompania jonë ofron edhe Shërbimin Rent a Car. Ju keni mundësi që për nevoja tuaja të huazoni edhe automjete në Kompani tonë. Automjetet që janë për dhënje me qera janë të servisuar dhe të mirëmbajtur rregullisht në Servisin tonë dhe janë në gjendje shumë të mirë teknike të gatshëm për dhënje me qera. Kompania disponon lloje të ndryshme të Automjeteve për Rent a Car. Rezervimet janë gjithmonë të obliguara. Për më tepër informata rreth shërbimit Rent a Car, ju mund të kontaktoni 24 orë në numër kontaktues +383 49 540 800.

    Kontakt Departamenti "Rent a Car"
  •  

    PJESË REZERVË DHE AKSESORË

    Pjesët rezervë dhe Aksesorët të Brendit Jaguar Land Rover shiten nga LTG me origjinë ORIGJINALE dhe për pjesët në fjalë, Prodhuesi Jaguar Land Rover ofron 12 Muaj Garancion. Ne ofrojmë edhe produkte si: Bateri të ndryshme të Veturave, Vajra "Castrol", Goma të madhësive të ndryshme, etj.

     

    Çmimorja është e favorshme dhe e arsyeshme për të gjithë vizitorët tanë.

     

    Ne shpesh kemi edhe Oferta Speciale për Pjesë Rezervë dhe Aksesorë, Abonohu dhe Informohu i pari.

    MË MBAJ RREGULLISHT TË INFORMUAR