• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

Që nga zbulimi i Range Rover-it të parë në vitin 1970, makina ka evoluar vazhdimisht. SUV më luksoze në botë përmban nivele të shkëlqyera të sofistikimit, aftësi të qenësishme dhe frymëzim të dizajnit, së bashku me përparime teknologjike që e veçojnë nga të tjerat. Ne shikojmë prapa në historinë e serisë së SUV-ve luksoze të njohur si familja Range Rover.


Shihni evolucionin e vazhdueshëm të Range Rover që nga fillimi

1969 - Prototipi Range Rover Velar

Me qëllim që prototipi i Rover Rover të ruhej si sekret, projektuesit dhe inxhinierët që qëndrojnë pas këtij automjeti të ri revolucionar i dhanë prototipit të fshehtë emrin “Velar”, që rrjedh nga fjala italiane “velare”, që do të thotë “të mbulosh” ose të “fshehësh”. 26 prototipat e para u pajisën edhe me një simbol me të njëjtin emër për të fshehur identitetin.

Prototipat e hershëm të Range Rover mbanin simbolin Velar, për të fshehur identitetin

1970 - Prodhimi i Parë me 3 dyer

Pas testimit të suksesshëm të automjetit koncept Velar, Range Rover i parë iu zbulua botës. U prit me brohoritje kritike të përhapura, falë kombinimit të rrallë të aftësive dhe dizajnit elegant. Ishte makina e parë që ofronte 4 rrota aktive të përhershme dhe bagazh me dy ndarje, kofano në formë guaske dhe linjë të vazhdueshme të mesit

1981 - Range Rover me 4 dyer

Pas 11 vitesh në treg, Range Rover Classic filloi të shitej si automjet me katër dyer, duke dhënë mundësi më të mëdha për bazën e tifozëve gjithnjë në rritje të automjetit.

  • Range Rover
  • Range Rover

Majtas Që nga fillimi Range Rover u njoh për qëndrimin luksoz Djathtas Me dizajn të veçantë Range Rover u bë menjëherë i njohur

1994 - Range Rover i brezit të dytë

Më luksoz se paraardhësi, spikatjet e projektimit të automjetit të brezit të dytë, të tilla si silueta ikonë dhe fenerët drejtkëndorë në vend të atyre rrethorë i kanë rezistuar testit të kohës, duke e bërë automjetin menjëherë të dallueshëm deri në ditët e sotme.

2001 - Range Rover i brezit të tretë

Gjithnjë në zhvillim, ky Range Rover ishte i pari që u ndërtua me një trup monokok të vetëm. Frymëzimi i projektimit për formën e trupit është marrë nga ngushtimi i motoskafit italian Riva, ndërsa makaratë mbi jahtin luksoz nxitën shtresat metalike brenda automjetit.

  • Range Rover
  • Range Rover

Majtas Më shumë luks u prezantua për brezin e dytë të Range Rover Djathtas Frymëzimi i dizajnit erdhi nga motoskafi italian Riva

2004 - Range Stormer Concept

Koncepti i makinës Stormer bëhet i njohur për të treguar drejtimin e dizajnit të ardhshëm të Range Rover, si dhe qasjen e guximshme për përfshirjen e teknologjisë së re brenda automjeteve.

2005 - Prodhimi Range Rover Sport

Futja e SUV-së sportive të parë në familjen Range Rover tregoi angazhimin e Land Rover ndaj performancës. Opsionet e motorit përfshinin një motor me benzinë 4.2 litërsh me superkomprimues që ofronte performancë të shpejtë. Range Rover Sport gjithashtu ofroi suspension ndërlidhës me ajër, duke u dhënë drejtuesve lartësi opsionale të udhëtimit, e cila optimizoi rehatinë dhe ngarjen 4x4, si në rrugë të shtruar ashtu edhe jashtë saj. Lartësia e ndryshueshme ishte një nga karakteristikat e shumta të reja që reflektonin performancën dinamike në pamjen e veturës.

  • Range Rover
  • Range Rover

Majtas Automjeti konceptual Stormer shfaqi drejtimin e ardhshëm të dizajnit për Range Rover Djathtas Ardhja e Range Rover Sport ofroi performancë të përmirësuar

2008 - LRX Concept

Ky automjet konceptual i kryqëzuar me kupé ishte një hap ambicioz dhe progresiv për ekipin e dizajnit Land Rover. Duke synuar drejtuesit të cilët rrallë dilnin jashtë rrugës së shtruar, automjeti konceptual ende ruante aftësinë legjendare të Land Rover, por gjithashtu përmbante tapiceri të quajtur si “futuriste” nga shtypi.

Dizajni i automjetit konceptual LRX do të ndikonte shumë në dizajnin e Range Rover Evoque

2011 - Prodhimi i Range Rover Evoque

E quajtur “Makina e Vitit” nga burime të shumta, Range Rover Evoque bëri bujë sapo u zbulua në Paris Motor Show në vitin 2010. Shumë karakteristika të vërejtura në makinën konceptuale LRX u përdorën në kryqëzimin me kupénë luksoze, duke përfshirë interpretimin e ri të dizajnit klasik Range Rover.

Range Rover Evoque

Ardhja e Range Rover Evoque solli me vete një dizajn të ri të guximshëm

2012 - Range Rover i brezit të katërt

Materializimi i brezit të katërt të Range Rover ishte i pari që shfaqte trup të lehtë të gjithë prej alumini dhe dallohej menjëherë për shkak të boshtit qendror të gjatë dhe vijës lundruese të çatisë. Automjeti gjithashtu paraqiti versionin e brezit të ardhshëm të sistemit Reagim Terreni® të Land Rover. Kjo teknologji e ngarjes zgjedh automatikisht parametrat më të mirë të automjetit sipas terrenit.

2013 - Range Rover Hybrid

Hibridi i parë i familjes Range Rover jo vetëm që jep përmirësim të ekonomisë së karburantit dhe redukton emetimet, por më e rëndësishmja, nuk bën kompromis mbi aftësitë. Për ta provuar, automjeti kreu një udhëtim prej 16,000 kilometrash nga Solihull në Mumbai nëpërmjet testit më të fundit jashtë rrugës së shtruar, në Himalaje.

  • Range Rover Hybrid
  • Range Rover Hybrid

Majtas Range Rover Hybrid i parë reduktoi emetimet pa kompromentuar performancën Djathtas Tipare luksoze që priten nga Range Rover u mbajtën në Hybrid

2013 - Range Rover Sport i brezit të dytë

Zbuluar nga aktori Daniel Craig, që luan personazhin James Bond, disa rrugë në Nju Jork u mbyllën përkohësisht për të prezantuar Range Rover Sport të përmirësuar, e cila paraqiste efikasitet më të madh nga motori V6 me 3.0 litra.


Range Rover Sport

Rritja e fuqisë së motorit ishte një tipar kyç i brezit të dytë të Range Rover Sport

2015 - Prezantimi i Range Rover Sport SVR

Projektuar për të ofruar një SUV me performancë të lartë me fuqi optimale, Ranger Rover Sport SVR ishte i pari që u prodhua nga Ekipi Operacionet e Veçanta të Automjetit. Si Land Rover-i më i shpejtë ndonjëherë, automjeti ofron një udhëtim të paharrueshëm. Fuqia e automjetit reflektohet në karakteristika të projektimit si p.sh. marmita katrore dhe bisht unik.

2015 - Range Rover SVAutobiography

Kulmi i përsosjes dhe luksit, Range Rover SVAutobiography ripërcaktoi përvojën Range Rover. Kujdesi ndaj detajeve tregohet në shtresat prej alumini dhe ulëse t ekzekutive në kabinë. Në karroceri, një zgjedhje unike e paletës së ngjyrave siguroi që drejtuesit po merrnin përvojën luksoze të fundit si sinonim me Range Rover. SVAutobiography Dynamic u prezantua menjëherë pas kësaj dhe me dizajnin e veçantë dhe motorin e fuqishëm V8 qëndrimi i automjetit reflektonte fuqinë dhe gatishmërinë e saj.

  • Range Rover Sport SVR
  • Range Rover

Majtas Range Rover Sport SVR kombinon fuqinë dhe performancën për një udhëtim gjallërues Djathtas Kulmi i luksit dhe sofistikimit, Range Rover SVAutobiography

2015 - Range Rover Evoque Kabriolet

Range Rover i parë kabriolet, Evoque Kabriolet kombinon aftësinë e njohur të Land Rover me karakteristika tërheqëse si çatia me palosje në formë Z, duke ruajtur qëndrimin e fortë vizual të krijuar nga projektuesit e Land Rover. Rezultati është SUV 4x4 si automjeti kompakt kabriolet i parë dhe më i aftë për të gjitha-terrenet.

Range Rover Evoque Kabriolet

Range Rover Evoque Kabriolet ishte i pari Range Rover i këtij lloji

Nga makina sekrete konceptuale Velar deri te modeli i parë Range Rover Evoque Kabriolet, evolucioni i Range Rover është i qartë. Asnjëherë nuk komprometon aftësitë, SUV-ja luksoze vazhdon të ngrejë standardin në dizajnin e makinave, aftësitë dhe performancën.

Shiko galerinë


FAMILJA RANGE ROVER

ZBULO CILI ËSHTË RANGE ROVER I DUHUR PËR JU.


  • Range Rover
    RANGE ROVER

    Kur u prezantua mbi 45 vjet më parë ndryshoi mënyrën se si bota dilte nga rruga e shtruar. Përgjatë viteve ka arritur të përfaqësojë kulmin e dizajnit britanik të mirënjohur.

    Eksploro këtë automjet
  • Range Rover Sport
    RANGE ROVER SPORT

    Range Rover Sport me të vërtetë e justifikon germën ‘S’ te SUV. Duke e çuar gamën e modelit në nivel tjetër është Land Rover më i shkathët, dinamik dhe i përgjegjshëm ndonjëherë.

    Eksploro këtë automjet
  • Range Rover Evoque
    RANGE ROVER EVOQUE

    Mbi 170 çmime ndërkombëtare dhe numërimi vazhdon. Range Rover Evoque është i disponueshëm në stilet Kupé, Pesë-Dyer dhe Kabriolet.

    Eksploro këtë automjet