• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

  •  

    LTG, ÇDO ÇAST NË GJENDJE TË GATSHËM PËR JU

    Stafi ynë është i gatshëm të ju shërbejë çdo çast klientëve të cilët kanë nevojë për asistim, kanë ndonjë pakjartësi rreth veturës apo thjesht kanë ndonjë pyetje rreth veturave të tyre Land Rover. Shërbimi 24 orë është në dispozicionin tuaj, thjesht duke thirr në numër kontaktues +383 49 540 800.

     

    Ju keni mundësi të na kontaktoni edhe përmes web-faqës tonë me sistemin e integruar përmes Facebook, thjesht klikoni në shenjën komunikuese e lokalizuar në anën e djathtë dhe ju do hyni menjëherë në kontakt me ne.

    Kontakt Qendra e thirrjeve LTG
  •  

    ASISTENCA RRUGORE

    Stafi i Transportit në Kompani është i gatshëm 24 orë të i shërbejë klientet edhe në Asistencë Rrugore. Nëse Automjeti juaj ka ndonjë defekt dhe nuk ka mundësi lëvizjeje atëherë mos u shqetëso, me mjet transportues të Kompanisë, stafi ynë do vijë në vend të ngjarjës dhe ta bëjë transportin e automjetit tuaj për destinacion në servisin tonë për riparim. Të gjitha këto shërbime ofrohen 24 orë dhe me çmime të favorshme dhe të arsyeshme për ju. Ku do që gjindesh, LTG-në e ke afër, thjesht kontakto në numër kontaktues +383 49 540 800.

    Kontakt Asistenca Rrugore
  •  

    SHËRBIMI RENT A CAR

    Kompania jonë ofron edhe Shërbimin Rent a Car. Ju keni mundësi që për nevoja tuaja të huazoni edhe automjete në Kompani tonë. Automjetet që janë për dhënje me qera janë të servisuar dhe të mirëmbajtur rregullisht në Servisin tonë dhe janë në gjendje shumë të mirë teknike të gatshëm për dhënje me qera. Kompania disponon lloje të ndryshme të Automjeteve për Rent a Car. Rezervimet janë gjithmonë të obliguara. Për më tepër informata rreth shërbimit Rent a Car, ju mund të kontaktoni 24 orë në numër kontaktues +383 49 540 800.

    Kontakt Departamenti   "Rent a Car"
  •  

    PJESË REZERVË DHE AKSESORË

    Pjesët rezervë dhe Aksesorët të Brendit Jaguar Land Rover shiten nga LTG me origjinë ORIGJINALE dhe për pjesët në fjalë, Prodhuesi Jaguar Land Rover ofron 12 Muaj Garancion. Ne ofrojmë edhe produkte si: Bateri të ndryshme të Veturave, Vajra "Castrol", Goma të madhësive të ndryshme, etj.

     

    Çmimorja është e favorshme dhe e arsyeshme për të gjithë vizitorët tanë.

     

    Ne shpesh kemi edhe Oferta Speciale për Pjesë Rezervë dhe Aksesorë, Abonohu dhe Informohu i pari.

    MË MBAJ RREGULLISHT TË INFORMUAR

FELLNE DHE GOMA

 

Ne kemi në dispozicion fellne dhe goma të madhësive të ndryshëm për automjetin tuaj. Përpos markave të njohura botërore të gomave të cilat Prodhuesi i rekomandon, tjera nuk disponojmë.

 

Nëse keni vështirësi në sigurimin e gomave për automjetin tuaj, ne ato mund t'i porositim në Land Rover dhe furnizimi i tyre do jetë e sigurt, në afat rekord dhe mbi të gjitha, çmim preferencial për ju.

 

Keni Pyetje? Kontaktoni Departamentin e Pjesëve Rezervë dhe Aksesorëve.

Kontakt

Vajrat Motorike CASTROL

 

Vajrat Castrol kanë dëshmuar cilësi dhe kualitet të lartë në produkte të vajrave duke u bërë kështu ekskluzivisht i rekomandueshëm nga Prodhuesi Jaguar Land Rover.

 

Në LTG disponojmë vajra CASTROL me sintetik të ndryshëm varësisht llojit të automjetit Jaguar Land Rover dhe tipin e vajit që kërkon. Në stoqe disponojmë të gjitha modelet e vajrave për motor Diesel poashtu edhe Benzinë dhe në servisime të rregullta të automjeteve përdorim vetëm vajin e rekomanduar nga jaguar Land Rover, Castrol.

 

Keni nevojë të furnizoheni me produkte Castrol në Kosovë? Në LTG gjeni gjithmonë zgjidhje.

Kontakto

SHËRBIMET NGA LTG PËR PRONARË TË LAND ROVER

Kurseni në mirëmbajtje të Automjetit

Kurseni në mirëmbajtje të Automjetit

Për modelet e hershme Jaguar Land Rover kemi zbritje shtesë në çmime për shërbime në mirëmbajtje dhe në furnizim me pjesë rezervë dhe aksesorë. Pavarësisht vitit të prodhimit të automjetit, Pjesët origjinale të montuara nga ana jonë do jenë me garancion 1 vjet.

INSPEKTIM I TËRËSISHËM I VETURËS

INSPEKTIM I TËRËSISHËM I VETURËS

Në rast që ju planifikoni të blini ndonjë veturë të dorës së dytë (i përdorur) atëherë stafi ynë në servis ka mundësi të bëjë inspektim të tërësishëm të Automjetit përfshirë diagnozën kompjuterike. Në fund ju japim raportin përfundimtar për gjendjen e automjetit.

Ju ka humb çelësi?

Ju ka humb çelësi?

Mos u merakos, ne e bëjmë një kërkesë në Land Rover për zëvendësim të çelësit tuaj të humbur apo në defekt. Stafi i Diagnozës bënë edhe programimin e çelësit tuaj të ri.

Shpejtë, sigurtë dhe çmim të arsyeshëm.

Regllazhë Kompjuterike

Regllazhë Kompjuterike

Posedojmë paisjet e fundit për Regllazhë të suspensionit të parë dhe pasëm të Automjetit. Pas kryerjës të këtij shërbimi, ju do të pajiseni me raport final nga stafi mbi gjendjen e automjetit.

Vlen për të gjitha Automjetet me madhësi të gomave deri max 22.

Diagnoza Kompjuterike

Diagnoza Kompjuterike

Servisi është i pajisur me diagnoza kompjuterike dhe paisje përcjellëse të fjalës së fundit. Stafi i diagnozës është i çertifikuar për shfrytëzim të diagnozave. Të gjitha automjetet Jaguar Land Rover mund t'i diagnostifikojmë në mënyrë profesionale. Pas përfundimit të diagnozës, ju do pranoni raportin e diagnozës të automjetit.

HARTAT E NAVIGACIONIT

HARTAT E NAVIGACIONIT

Varësisht nga modeli i automjetit tuaj, LTG ka mundësi të e bëjë sistemin e navigacionit të automjetit tuaj Rifreskim me të dhënat e fundit të navigacionit, përfshirë Map Updates. LTG posedon të gjitha paisjet e nevojshme për kryerjen e këtij shërbimi nga stafi i diagnozës. Kontaktoni me ne për të marrë një ofertë të volitshme për automjetin tuaj.

RIPARIM DHE NGJYROSJE E TRUPIT

RIPARIM DHE NGJYROSJE E TRUPIT

Stafi i Servisit të riparimit, përgaditjes dhe ngjyrosjës të trupit të Automjetit kryejnë shërbimet e limarisë në mënyrë profesionale. Servisi ka paisjet e limarisë të fjalës së fundit të teknologjisë, pavarësisht dëmit të automjetit, ne jemi në gjendje të e riparojmë dhe të ngjyrosim trupin e automjetit tuaj.

MË MBAJ TË INFORMUAR

 

Nëse ju shprehni interes që në të ardhmen të pranoni nga Kompania LTG Land Rover Kosova lajme, ngjarje, organizime, oferta speciale etj, atëherë, përmes një aplikimi të shkurtër ju mund të abonoheni në sistemin tonë dhe ne do ju mbajmë të informuar pastaj përmes e-mail adresës tuaj që do e cekni në vazhdim. Sistemi në vazhdim do ju bëjë disa pyetje të shkurtra dhe të dhënat e juaja do përcjellen në databazën tonë.

Abonohu

 

Të dhënat tuaja janë plotësisht konfidenciale dhe do shfrytëzohen vetëm për përdorim të brendshëm nga zyrtarët e autorizuar të Kompanisë LTG Land Rover Kosova.