• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

ÇFARË ËSHTË LËNGU I SHKARKIMIT TË NAFTËS/Adblue®?

Aditiv i shkarkimit të naftës (DEF) i njohur edhe si AdBlue®, është një lëng jo toksik, i pangjyrë, pa erë dhe jo-ndezës. I ruajtur në një rezervuar të dedikuar në makinën tuaj, injektohet në sistemin e shkarkimit për të pastruar gazrat e shkarkimit. Teknologjia SCR (Reduktimi Katalik Selektiv) është e pajisur në të gjitha automjetet Land Rover me naftë nga modeli i vitit 2016. I mundëson Land Rover që të përmbushë legjislacionin e emetimeve të BE6 duke ulur nivelet e oksidit të nitrogjenit (NOx) të emetuar nga sistemi i shkarkimit deri në 90%. Përveç një brezi të ri të konvertuesit katalitik, Teknologjia SCR detyron përdorimin e DEF.

 

SI MUND TA KUPTOJ QË ADITIVI DEF/AdBlue® ËSHTË NË NIVEL TË ULËT?

Qendra e mesazhit shfaq një seri mesazhesh kur niveli i DEF bëhet i ulët.

1. Mesazhi i parë thotë se niveli i DEF është në një nivel ku këshillohet ngritje.
2. Mesazhi i dytë shoqërohet nga një ikonë paralajmëruese në ngjyrë QELIBARI dhe thotë që të mbushni depozitën DEF.
3. Mesazhi i tretë fillon numërimin e distancës së mbetur derisa depozita e DEF të jetë zbrazur, pas së cilës automjeti nuk do të ndizet.
4. Mesazhi përfundimtar shoqërohet nga një ikonë paralajmëruese të KUQE dhe shfaqet kur distanca e mbetur është zero dhe deklaron se nuk do të ketë ndezje tjetër derisa të shtoni DEF në depozitë.
SHIKO MANUALIN DIGJITAL

MIRËMBAJTJA E DEF/AdBlue®

Është e rëndësishme që të mbahet furnizimi me DEF/Adblue i Land Rover, pasi legjislacioni i BE deklaron që nuk mund ta ndizni motorin pa të. Qendra e mesazheve të makinës suaj do t'ju japë paralajmërim paraprak kur niveli i DEF të jetë i ulët dhe do t'ju lajmërojë në kohë të mjaftueshme për të rezervuar një mbushje. Servisi gjithashtu do të rimbushë depozitën si pjesë e mirëmbajtjes së planifikuar. Ju lutemi referojuni te Manuali i Pronari për më shumë informacion.
Shiko Manualin Digjital

FAQ'S

Hap të gjitha
Mbyll të gjitha
  • SI TË KONTROLLOJ NIVELIN E DEF/AdBlue®?

    Distanca deri në rimbushjen e ardhshme me DEF mund të shihet kurdoherë në qendrën e mesazhit në Instrument tabelë *. Ndiqni këto hapa të thjeshtë:

    1. Ndizeni kuadrin por jo motorin (Kontrolloni që një çelës inteligjent të jetë brenda automjetit dhe të siguroheni që pedali i frenës të mos jetë i shtypur. Mbajeni të shtypur butonin NDIZ/NDAL të motorit derisa të ndizen llambat paralajmëruese të panelit të instrumenteve)
    2. Shtypni butonin OK në kontrollin e timonit për të hyrë në Menynë Kryesore (Për disa modele, shtypni vazhdimisht butonin OK derisa të shfaqet Asistenca e Drejtuesit)
    3. Duke përdorur butonin e shigjetës poshtë në kontrollin e timonit, lëvizni poshtë dhe theksoni informacionin e automjetit
    4. Shtypni butonin OK për të konfirmuar zgjedhjen
    5. Lëvizni poshtë për të theksuar Diesel Exhaust Fluid (Në disa modele kjo shfaqet si Shërbimi tjetër)
    6. Shtypni butonin OK për të konfirmuar zgjedhjen. Paskëtaj shfaqet distanca e DEF

    *Jo të gjitha automjetet janë të pajisura për të shfaqur informacionin e mësipërm. Kontaktoni me ne për sqarime shtesë.

  • SA SHPESH DUHET TA RIMBUSH ME DEF/ AdBlue®?

    Konsumi i DEF mund të ndryshojë shumë. Niveli mesatar i konsumit mund të jetë 800 km (500 milje)/1 litër, por kjo normë konsumimi mund të shkojë më shumë se dyfish, në varësi nga stili i drejtimit, gjendjes së rrugës dhe të motit.

  • ÇFARË NDODH NËSE MË MBARON DEF/ AdBlue®?

    Nëse ju mbaron DEF-i, makina juaj Land Rover nuk do të ndizet pasi të fikni motorin - kjo është një kërkesë e legjislacionit për emetimet EU6. Depozita duhet të rimbushet me një minimum prej 3.6 litra AdBlue® para se makina të ndizet.

  • A MUND TA MBUSH VETË DEPOZITËN ME DEF?

    Po, ju mund të blini shishe jo-derdhëse 1.89 litërshe me AdBlue® nga Kompania jonë për ta mbushur depozitën vetë. Këto shishe janë projektuar posaçërisht për lehtësinë e përdorimit dhe për të parandaluar derdhjet. Ne nuk rekomandojmë mbushjen e depozitës duke përdorur ndonjë lloj ene tjetër.
    Mos derdhni lëngje të tjera depozitën e DEF ose lëndë DEF që nuk plotëson standardin ISO22241-1 ose DIN 70070 pasi kjo do të dëmtojë funksionimin e duhur të automjetit tuaj.

    Nëse e derdhni gabimisht DEF-in në serbatorin e karburantit, MOS e ndizni motorin dhe thirrni menjëherë shitësin/asistencën rrugore lokale të Land Rover.

    Pompat AdBlue® të automjeteve komerciale në stacionet e karburantit nuk duhet të përdoren kurrë sepse shkalla e rrjedhjes është shumë e lartë dhe kjo do të dëmtojë depozitën e AdBlue® të automjetit tuaj.

    Referojuni te Manualit i Pronarit për udhëzime se si të mbushni depozitën me DEF.

  • A ËSHTË DEF/ AdBlue ® E RREZIKSHME?

    Megjithëse DEF është jo e rrezikshme, nëse ajo prek ndonjë pjesë të trupit tuaj, ose gëlltitet aksidentalisht, ju lutemi referojuni këshillave të paketimit dhe kërkoni këshilla mjekësore. Nëse DEF prek ngjyrën makinës tuaj Land Rover, thjesht fshijeni atë dhe shpëlajeni zonën me ujë me sapun. Megjithatë, DEF mund të njollosë tapicerinë dhe veshjet - nëse derdhet, DEF duhet të hiqet menjëherë duke përdorur ujë të ftohtë dhe një leckë të lagur.

  • SI DUHET TË RUAJ DEF/ AdBlue®

    Gjithmonë ruani DEF në shishen origjinale të saj dhe ju lutemi të respektoni rekomandimet e ruajtjes dhe trajtimit të treguar mbi shishe nga prodhuesi. DEF nuk duhet të ruhet kurrë në automjet.

ÇFARË ËSHTË EURO 6?

Euro 6 është një pjesë e Legjislacionit Evropian që synon të bëjë makina më miqësore me mjedisin duke kufizuar emetimin e shkarkimeve të tyre. Legjislacioni përcakton kufizimet se sa oksid azoti (NOx) dhe gazra hidrokarburesh mund të emetohen për kilometër nga një automjet rrugor.

Automjetet me naftë dhe benzinë janë subjekt i kufizimeve të ndryshme sipas legjislacionit të ri të Euro 6. Për makinat me naftë, niveli i lejuar i shkarkimeve të NOx është zvogëluar në 80 mg/km (nga 180 mg/km), ndërsa niveli i lejuar i emetimeve të hidrokarbureve është zvogëluar në 170 mg/km (nga 230 mg/km) . Niveli i lejuar i emetimeve të NOx për makinat me benzinë mbetet në 60 mg/km, ndërsa niveli i lejuar i emetimeve të hidrokarbureve mbetet në 100 mg/km.

Së bashku me prodhuesit e tjerë të makinave, Land Rover është ligjërisht i detyruar të zbatojë këto rregullore të reja në datat e mëposhtme.

Prej 1 janarit 2015, të gjitha automjetet e reja që hidhen në treg duhet të plotësojnë standardet e Euro 6. Kjo përfshin çdo model të ri në treg, për shembull: Discovery Sport. Automjetet që tashmë janë në shitje duhet të jenë në përputhje me Euro 6 deri më 1 shtator 2015, por;

Automjetet individuale që tashmë janë në shitje që janë ndërtuar dhe dërguar nga prodhuesi përpara datës 1 qershor 2015 mund të vazhdojnë të shiten deri më 1 shtator 2016. Megjithatë, prodhuesi duhet të aplikojë për shfuqizim në këto raste.

Për më shumë informacion mbi Adblue® ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj të makinave Land Rover ose referojuni te Maniali i Pronarit.

*Kur niveli i AdBlue® bëhet i ulët, një mesazh njoftimi shfaqet në qendrën e mesazhit. Mbushni depozitën me AdBlue® në rastin më të parë. Ju mund të na kontaktoni për të mundësuar mbushjen e plotë me AdBlue®. Nëse kërkohet, AdBlue® mund të mbushet duke përdorur shishe rimbushëse jo-derdhëse të disponueshme nga Kompania jonë. Konsumi mesatar i AdBlue® është 800 kilometra (500 milje)/1 litër. Megjithatë, konsumi mund të ndryshojë shumë në varësi të stilit tuaj të drejtimit, motit dhe gjendjes së rrugës.

AdBlue® është një markë e regjistruar e Verband der Automobilindustrie e. V. (VDA)