• Range Rover

    Range Rover

    Domethënja e fjalës Lux

  • Range Rover Sport

    Range Rover Sport

    I bukur si asnjëherë më parë

  • Range Rover Velar

    Range Rover Velar

    Range Rover i avancuar

  • Range Rover Evoque

    Range Rover Evoque

    Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte

  • DISCOVERY I RI

    DISCOVERY I RI

    SUV më i shkathët

  • Discovery Sport i ri

    Discovery Sport i ri

    SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme

  • OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    OPERACIONE TË VEÇANTA TË AUTOMJETEVE

    Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja

  • EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    EKSPLORONI AUTOMJETET TONA

    Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju

    Dizajni

    Performanca

    Teknologjia

    • INFO-ZBAVITJE
      INFO-ZBAVITJE

      Duke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, sistemi i info-zbavitjes Touch Pro Duo paraqet teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.

    • INOVACION
      INOVACION

      Gama e motorëve të rafinuar dhe me efikasitet kursimi në karburant e Range Rover Sport jep performancë të fortë. Zgjidhni nga përzgjedhja e motorëve të avancuar të benzinës dhe naftës ose Automjeti i Ri Elektrik Hibrid (PHEV) - tërheqja motorike më inovative që kemi.

    • PERFORMANCA NË RRUGË
      PERFORMANCA NË RRUGË

      Mbërthim dhe drejtim i jashtëzakonshëm konfirmojnë Range Rover Sport si SUV-i më dinamik. Me një komplet teknologjish të projektuara me kujdes siguron një lëvizje gjallëruese, pavarësisht nga rruga dhe kushtet.

    • PERFORMANCA JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR
      PERFORMANCA JASHTË RRUGËS SË SHTRUAR

      Aftësitë shembullore jashtë rrugës së shtruar të Range Rover Sport rrjedhin nga kombinimi i të gjitha rrotave aktive (AWD) dhe teknologjive unike, inovative për të gjitha terrenet.

    • ASISTENCA TË DREJTUESIT
      ASISTENCA TË DREJTUESIT

      Nga përballja me trafikun e qytetit te siguria shtesë për ju dhe pasagjerët tuaj, ka një sërë teknologjish inovative standarde dhe opsionale në dispozicion. Secila prej tyre është projektuar dhe krijuar për të ofruar voli, lehtësi dhe rehati gjatë udhëtimit tuaj.

    • REHATIA DHE LEHTËSIA
      REHATIA DHE LEHTËSIA

      Range Rover Sport e çon rehatinë e drejtuesit dhe pasagjerëve në nivelet më të larta. Projektuar në detaje, tapiceria bashkëkohore vjen me ulëse të reja përpara që ofrojnë mbështetje të rritur dhe mundësi për t’i zgjedhur në lëkurë gjysmë-aniline.

    Shkathtësia

    Rehatia dhe Lehtësia

    Aftësia

    QËNDRUESHMËRIA

    • EFIKASITETI
      EFIKASITETI

      Tërheqjet motorike të Range Rover Sport përfshijnë teknologji të emetimit të ulët të CO₂ si sistemi i avancuar inteligjent Ndal/Ndiz. Sistemi e fik motorin në pushim dhe e ndez përsëri kur hiqni këmbën nga frena, duke përmirësuar konsumin e karburantit nga 5 deri në 7 për qind. Modaliteti ECO shtesë përdor softuer për të siguruar që automjeti të funksionojë në mënyrë më efikase dhe më ekonomike.

    • ALUMINI
      ALUMINI

      Struktura e trupit prej alumini e Range Rover Sport përfshin materiale të ricikluara, duke rezultuar në kursim të peshës, efikasitet të përmirësuar të karburantit, emetime më të ulëta dhe përfitim në performancë.

    • VLERËSIMI I CIKLIT TË JETËS
      VLERËSIMI I CIKLIT TË JETËS

      Si kompani e ndërgjegjshme ndaj mjedisit, jemi të angazhuar për prodhimin e automjeteve që përdorin materiale më të qëndrueshme, prodhojnë më pak mbeturina dhe përdorin më pak burime natyrore. Për këto arsye, Range Rover Sport është projektuar të jetë 85 për qind e riciklueshme dhe 95 për qind e rikuperueshme. Dhe ne po investojmë në fabrika më moderne, ku mund t'i bëjmë automjetet tona edhe më efikase - duke përdorur më pak ujë dhe energji, duke prodhuar më pak mbeturina dhe duke emetuar më pak karbon.

    Karakteristika të sigurisë

    • ISOFIX
      ISOFIX

      Pikat ISOFIX në ulëse t e pasme e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.

    • JASTËKË AJRI
      JASTËKË AJRI

      Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover Sport jastëkëve të ajrit për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.

    • RRIPAT E SIGURISË
      RRIPAT E SIGURISË

      Mbrojtje shtesë ofrohet nga tendosësit e rripave të sigurisë të cilat, në rast përplasjeje ballore, zvogëlojnë zhvendosjen e trupit para.

    • FENERË LED
      FENERË LED

      Gama Range Rover Sport përmban ndriçim të jashtëm LED rreth e rrotull si standard. Fenerët LED janë projektuar për të funksionuar gjatë gjithë jetëgjatësisë së automjetit dhe përdorin më pak energji.

    • POZICIONI SPORTIV I KOMANDËS SË DREJTIMIT
      POZICIONI SPORTIV I KOMANDËS SË DREJTIMIT

      Pozicioni i Komandës së Drejtimit së Range Rover Sport ndihmon për t’ju ofruar një automjet më të sigurt dhe më përfshirës. Pozicioni i ngritur mundëson shikueshmëri të përmirësuar që kontribuon në siguri më të mirë.

    • ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE (EBA)
      ASISTENCA E FRENIMIT NË RAST URGJENCE (EBA)

      Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Prandaj rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.