Range Rover SVAutobiography Dynamic
PROJEKTUAR PËR PERFORMANCË LUKSOZE
NDËRTO VETËPërdorni konfiguruesin për të krijuar Range Rover tuaj të përsosur
Mësoni më shumë rreth automjeteve Land Rover
Regjistrohuni për të gjitha lajmet e fundit nga Kompania jonë
Keni nevojë për ndihmë? Kontaktoni me LTG Land Rover Kosova
Karroceria dalluese e Range Rover SVAutobiography Dynamic është e përjetshme. Me një motor të fuqishëm V8 në zemër, ka performancën dhe gatishmërinë për të përputhur pamjen e saj dinamike.
SVAutobiography Dynamic përmban rrota 21” me 5 këmbë “Stili 5005” në gri të errët si standard. Rrota 22” me 5 këmbë “Stili 5087” me prerje diamanti dhe kontrast ngjyrë gri të errët janë opsionale.
Motori 565PS V8 me superkomprimues kombinon përsosjen e pashoqe me motorin më të fuqishëm në historinë e Range Rover. Motori 5.0 litërsh komplet prej alumini është ri-akorduar për të prodhuar 565PS dhe 680Nm, me momentin maksimal prej 3.500 - 4.000 xhirosh në minutë.
Konfigurimi unik i suspensionit në SVAutobiography Dynamic është kalibruar për të përputhur rritjen me prodhimin e energjisë prej 565PS.
Stili ekskluziv i SVAutobiography përfshin një gamë të karakteristikave unike Graphite Atlas, duke përfshirë grilën e përparme Graphite Atlas dhe ajërmbledhësen anësore Graphite Atlas, të dyja me pjesë të kromuara me shkëlqim.
Ndenjëset e përsosura me tegela në formë diamanti janë para me funksion masazhi me “gurë të nxehtë”, me ngrohje e ftohje, me 24 pozicione, ndërsa ndenjëset prapa të klasit ekzekutiv Comfort-Plus. Disponohet në katër ngjyra të tapicerisë.
Ndjesia e përpunimit rritet me detaje të tilla si shtresat e ashpëruara në butonin Ndal/Ndiz dhe pedalet së bashku me shtresat me thurje fibrash karboni.
Motori | Përshpejtimi 0-100kph në sekonda |
Shpejtësia maksimale kph | Momenti Nm | Konsumi urban l/100km | Konsumi jashtë-urban l/100km | Konsumi i kombinuar l/100km | Emetime CO2g/kg |
---|---|---|---|---|---|---|---|
5.0L V8 ME SUPERKOMPRIMUES 5.0L ME BENZINË 565PS Transmisioni Automatik me 8 Shpejtësi *Të gjitha shifrat janë të përkohshme dhe i nënshtrohen konfirmimit zyrtar **Shifrat e ekonomisë së karburantit mund të përmirësohen me vendosjen e rrotave Aero. | 5.4 | 250 | 700 | 18.0 | 9.9 | 12.8 | 294 |
Të gjitha modelet tona janë sinonim me aftësi të rafinuara. HSE përmban grilën Shadow Atlas me detaje si ajërmbledhëse anësore me ngjyrë trupi dhe grafika të theksuara.
Përmban rrjetë grile Atlas të detajuar dhe theksim parakolpi, ndërsa tapiceria paraqet përpunime si ndenjëse lëkure Windsor me vrima.
Krahas tipareve të Vogue, karakterizohet nga qarkim dorezash Atlas, rrota aliazhi 21”, me 7 këmbë “Stili 7001” dhe ndenjëse lëkure gjysmë-anilinë me vrima.
Një automjet SUV jashtëzakonisht luksoz, që përmban ajërmbledhëse të parme Atlas, ajërmbledhëse anësore dhe grafika të theksuara, me tapiceri që përmban ndenjëse të pasme të klasit ekzekutiv.
Range Rover SVAutobiography Dynamic është projektuar për performancë luksoze. Ekskluzivisht i disponueshëm në Boshtin Standard me motorin V8 565PS me superkomprimues.
Përmban rrjetë grile Atlas të detajuar dhe theksim parakolpi, ndërsa tapiceria paraqet përpunime si ndenjëse lëkure Windsor me vrima.
Krahas tipareve të Vogue, karakterizohet nga qarkim dorezash Atlas, rrota aliazhi 21”, me 7 këmbë “Stili 7001” dhe ndenjëse lëkure gjysmë-anilinë me vrima.
Një automjet SUV jashtëzakonisht luksoz, që përmban ajërmbledhëse të parme Atlas, ajërmbledhëse anësore dhe grafika të theksuara, me tapiceri që përmban ndenjëse të pasme të klasit ekzekutiv.