RANGE ROVER I RI
RANGE ROVER MË I FUNDIT
Shikoni filminSistemi i ri i info-zbavitjes InControl, Touch Pro Duo, duket dhe funksionon si asnjë tjetër. Duke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, Touch Pro Duo përmban teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.
Gama e motorëve të rafinuar dhe me efikasitet kursimi në karburant e Range Rover jep performancë të fortë. Zgjidhni nga përzgjedhja e motorëve të avancuar të benzinës dhe naftës ose Automjeti i Ri Elektrik Hibrid (PHEV) - tërheqja motorike më inovative që kemi.
Një paketë teknologjish të krijuara me kujdes, duke përfshirë sistemin Reagim Terreni 2 me një modalitet dinamik përbën një makinë të kompozuar, pavarësisht nga rruga dhe kushtet.
Automjeti i parë që kombinon luksin dhe përsosjen me aftësitë e mirënjohura botërisht në të gjitha terrenet, Range Rover vazhdon të jetë në pararojë. Aftësitë shembullore jashtë rrugës së shtruar të Range Rover rrjedhin nga kombinimi i të gjitha rrotave aktive (AWD) dhe teknologjive unike, inovative për të gjitha terrenet.
Nga përballja me trafikun e qytetit te siguria shtesë për ju dhe pasagjerët tuaj, ka një sërë teknologjish standarde dhe opsionale SUV në dispozicion në Range Rover. Çdo veçori e vetme është projektuar dhe punuar për të rritur kënaqësinë e automjetit tuaj.
Tapiceria e Range Rover vjen me ndenjëse të reja para dhe prapa, duke siguruar rehati për katër persona me zgjerim deri në pesë persona. Mirëqenia përmirësohet përmes funksionit opsional Kontroll i Klimës në Katër Zona dhe Jonizim i Ajrit të Kabinës. Sistemi Audio Meridian™ dhe Ndriçimi i Konfigurueshëm i Ambientit të Brendshëm i shtojnë ambientit të relaksuar.
Të gjitha tërheqjet motorike të Range Rover përfshijnë teknologji të emetimeve të ulëta të gazit CO₂. Sistemi i avancuar inteligjent Ndal/Ndiz përmirëson konsumin e karburantit dhe modaliteti ECO siguron që Range Rover të funksionojë më me efikasitet duke zbatuar automatikisht një sërë veprimesh që nga zbutja e pedalit të gazit dhe ndryshimet e marsheve deri te fikja e pasqyrave të dyerve me ngrohje.
Dizajni i Range Rover-it përfshin përqind materiale të ricikluara në qarkullim të mbyllur që nga procesi i prodhimit të fletëve trupore. Kjo rezulton në përfitime të rëndësishme të performancës dhe në emetime të ulëta të gazit CO2.
Jemi të angazhuar për prodhimin e automjeteve që përdorin materiale më të qëndrueshme, prodhojnë më pak mbeturina dhe përdorin më pak burime natyrore. Për këto arsye, Range Rover është projektuar të jetë 85 për qind e riciklueshme dhe 95 për qind e rikuperueshme.
Pikat ISOFIX në ndenjëset e pasme e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.
Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover i jastëkëve të ajrit për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.
Mbrojtje shtesë ofrohet nga tendosësit e rripave të sigurisë të cilat, në rast përplasjeje ballore, zvogëlojnë zhvendosjen e trupit para.
Ndihmon në parandalimin e përplasjes me automjete të tjera ose kalimtarë duke aktivizuar frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.
Ky sistem optimizon tërheqjen dhe qëndrueshmërinë duke kontrolluar rrotullimin e rrotave duke ulur momentin e rrotullimit të rrotës dhe duke aplikuar frenimin nëse kërkohet.
Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Për këtë arsye rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.