RANGE ROVER VELAR I RI
RI-PËRKUFIZUAR PËR ÇDO TERREN
SHIKO FILMINDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
Range Rover Velar udhëheq rrugën në dizajn progresiv. Ai kombinon vijën lundruese të çatisë së Range Rover me linjën e vazhdueshme të mesit me një thjeshtësi që ngjall besim dhe individualitet. Karakteristikat e dizajnit dallues që nga parakolpi deri në pjesën e prapme të mjetit shtojnë ndikim më të madh.
NDËRTO VETËNga Pozicioni Sportiv i Komandës së Drejtimit, Afishimi Ballor dhe dy ekrane me prekje 10” me definicion të lartë, te mbështetësja rrëshqitëse e krahut dhe ndriçimi i brendshëm me konfigurim, çdo detaj është shqyrtuar për të ofruar një eksperiencë të rafinuar dhe bashkëkohore.
NDËRTO VETËModeli i Rover Velar First Edition është materializim i historisë së dizajnit të automjetit. Ky Variant i Kufizuar përmban detajet dhe opsionet më të mira si standard. Paraqitet në Corris Grey, Silicon Silver ose Flux.
*Në dispozicion vetëm në vitin e parë të shitjeve
EKSPLORO KËTË MODELKëta fenerë opsionalë matricë-lazer të projektuar në mënyrë të guximshme prodhojnë një cilësi drite të afërt me dritën e ditës, me ndriçim të shkëlqyeshëm dhe zvogëlim të lodhjes së syve. Në shpejtësi mbi 80km/h, teknologjia lazer përforcon rrezen kryesore për të rritur dukshmërinë e rrugës deri në 550m. Rrezja Përshtatëse e Drejtimit përdor një kamera përpara, për të zbuluar automjetet që vijnë përballë dhe manipulon dritat e gjata, duke krijuar “hije” rreth automjetit ose automjeteve përballë, kështu që mund të vazhdoni të përfitoni nga ndriçimi i rrugës pa verbuar drejtuesit e automjeteve të tjera.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËRange Rover Velar përmban një ekran interaktiv me prekje 12.3 inç me definicion të lartë që mund të marrë dhe të shfaqë një sasi të madhe informacioni, argëtimi dhe të dhëna aktive të sigurisë duke përfshirë navigimin, telefonin, mediat dhe asistencat e lëvizjes.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËAfishimi Ballor (HUD) i Land Rover-it të ri është një opsion shtesë që paraqet të dhënat kryesore të automjetit në grafikë me ngjyra të plota, me rezolucion të lartë, duke ju mundësuar të shihni komandat dhe informacioninin e drejtuesit me lehtësi më të madhe.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËTransmisioni automatik me 8 shpejtësi është përshtatur imtësisht nga inxhinierët e Land Rover për të kombinuar ndërrimin e lehtë të marsheve me reagimin jashtëzakonisht të shpejtë. Me tetë raporte në distancë të ngushtë, ndërrimet e marsheve janë pothuajse të pandjeshme.
SHIKO SPECIFIKIMETNjë makinë me mbërthim sigurt dhe të kompletuar ndihmohet nga sistemi plotësisht i pavarur i suspensionit me susta spirale që krijon një shasi e shkathët dhe reaguese. Gjithashtu në dispozicion, suspensioni më i fundit elektronik me ajër siguron amortizim dhe qëndrim të jashtëzakonshme të rrotave. Ndryshon shpërndarjen e peshës së automjetit shpejt dhe në mënyrë të pandjeshme, duke lejuar ndërthurjen e kryqëzuar të rrotave diagonale për të mbajtur të katër rrotat në tokë edhe në sipërfaqe shumë të thyera.
*Standard për motorët V6. Opsional në D240.
SHIKO SPECIFIKIMETUnike për Land Rover, sistemi i ri i info-zbavitjes InControl, Touch Pro Duo, duket dhe funksionon si asnjë tjetër. Duke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, përmban teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.
Range Rover Velar ofron ngarje të efektshme, të rafinuar dhe reaguese nga linja e përparuar e motorëve Ingenium V6 me 4 cilindra. Me strukturë alumini me peshë të lehtë, është ndërtuar për të arritur jetëgjatësi përdorimi më të madhe; duke përdorur më shumë materiale të ricikluara, duke prodhuar më pak emetime dhe konsum më të ulët të karburantit.
Një udhëtim i sigurt, i rehatshme dhe vërtet i kënaqshëm. Inovacionet, të tilla si sistemet Dinamika Përshtatëse dhe Suspensioni Elektronik me Ajër, zbusin gungat për të siguruar përmirësimin e aftësive në rrugë dhe cilësinë e udhëtimit. Manovrimi i Range Rover Velar është i shkathët, reagues dhe i prerë, duke siguruar që kthesat të merren me mbërthim të sigurt në rrugë.
Për ngarje të sigurt jashtë rrugës së shtruar në një shumëllojshmëri terrenesh, Range Rover Velar përmban Kontrollin e Zbritjes Kodrinore (HDC) si standard bashkë me Reagim Terreni 2 si opsional. Ndërsa zgjedhja e sistemeve inteligjente dhe të përhershme të Land Rover si Katër Rrota Aktive (4WD) sigurojnë aftësi të pakrahasueshme, në të gjitha llojet e motit dhe terreneve.
Range Rover Velar ka një sërë asistencash opsionale dhe standarde për të përmirësuar përvojën e ngarjes. Duke paraqitur mendimin, inxhinierinë dhe teknologjinë më inovative, këto funksione ju ndihmojnë të manovroni me lehtësi në trafik, autostradë, rrugë e madje edhe gjatë natës.
Opsionet e punuara në mënyrë të mrekullueshme përfshijnë Luxtec dhe kamosh, lëkurë Windsor me vrima ose tekstil cilësor dhe kamosh. Gjithashtu disponohen ulëse të parme me funksion kujtese me klimatizim dhe ulëse të pasme me ngrohje dhe pjerrësim të komanduar.
Në partneritet me projektuesit dhe zejtarët e mirënjohur në botë në Kvadrat, përzierja e materialeve të leshit të thurur dhe kamoshit mund të zgjidhen në një zgjedhje ngjyrash si një alternativë ndaj lëkurës. Këto tekstile bashkëkohore dhe të punuara bukur disponohen në të gjitha modelet.
SHKARKO NJË BROSHURËEkzistojnë katër sisteme audio, nga sistemi i audios së Land Rover ose një nga tri opsionet e audios nga ekspertët britanikë të njohur në botë Meridian. Cilado që të zgjidhni, mund të prisni përvojë të pasur të akustikës.
EKSPLORO MERIDIANPër të siguruar që brenda kabinës të ruhet temperaturë perfekte, pavarësisht nga moti jashtë, Discovery i ri përmban një sistem tepër efikas të kontrollit të klimës me dy zona. Ndërsa kontrolli opsional i klimës me katër zona mund ta bëjë jetën edhe më të rehatshme për të gjithë, duke rregulluar nivelet e temperaturës, drejtimin dhe intensitetin e fluksit të ajrit.
NDËRTO VETËRange Rover Velar vjen me pika karikimi të cilat janë në dispozicion për të pestë*. Pra, pavarësisht ku ulen, çdo pasagjer mund të qëndrojë i argëtuar; qoftë me tablete, telefona celularë apo pajisje të tjera.
*Në varësi nga zgjedhja e Paketës së fishave.
NDËRTO VETËDisponohen ulëse opsionale të parme me klimatizim dhe ulëse të rreshtave të dytë me ngrohje për të siguruar rehati optimale pavarësisht temperaturave. Kjo lejon që drejtuesi dhe pasagjeri të caktojnë temperaturën e tyre të preferuar në mënyrë të pavarur.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËMe 251mm lartësi nga terreni, kënd takimi 24° dhe kënd nisjeje 30°, Range Rover Velar është i aftë në çdo milimetër. Pjesa e poshtme e lëmuar nuk ka pengesa dhe diferenciali elektronik mund të sigurojë tërheqje të jashtëzakonshme edhe në terrenet më sfiduese.
SHIKO FILMINRange Rover Velar mund të lëvizë në terrene zhytëse deri në 650mm thellësi. Funksioni opsional Ndjesimi i Terrenit Zhytës përdor sensorët në pasqyrat e dyerve për t'ju informuar kur nivelet e ujit janë afër thellësisë maksimale të automjetit. Sistemi i kontrollit e paraqet informacion në kohë reale dhe është veçanërisht i dobishëm në errësirë.
Shikoni filminRange Rover Velar mund të tërheqë me lehtësi 2,500kg. Gjithashtu mund të instalohet një çengel rimorkimi në prapakolp. Mund të rrisni gjithanshmërinë e automjetit duke i zgjedhur artikujt nga Land Rover Gear Accessories.
SHIKONI OPSIONET DHE AKSESORËTNë dhomat gjysmë-anekoike e ekspozojmë kabinën ndaj një sërë frekuencash dhe dridhjesh duke siguruar që Range Rover Velar i ri gjithmonë të dëgjohet i përsosur.
Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, zhvillojmë besueshmëri të vërtetë. Në dhomat klimatike, mund të krijojmë disa nga kushtet më të vështira të erës që mund të hasni.
Në mjediset e botës reale dhe dhomat tona klimatike, i ngrijmë automjetet në -40°C dhe i pjekim në 50°C. Pra, edhe në vendet më të largëta, rehatia dhe qetësia shpirtërore nuk është kurrë larg.
Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet.
Kur është e pajisur me opsionin e Suspensionit Elektronik me Ajër, Range Rover Velar përfiton nga Lartësia Automatike e Hyrje-Daljes. Ky funksion lejon të hyni dhe të dilni nga automjeti me lehtësi më të madhe pasi, kur aktivizohet, e ul automjetin me 40mm.
SHKARKO NJË BROSHURËPikat ISOFIX në ulëse t e pasme të Range Rover Velar e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.
Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover Velar prej gjashtë jastëkësh ajri për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.
Tendosësit e pajisur te rripat e sigurimit aktivizohen kur zbulohet një ngadalësim i papritur. Duke e mbajtur të mbërthyer fort personin me ulëse n, ato ju mbrojnë dhe sigurojnë juve dhe pasagjerëve në rast të një përplasjeje.
Pozicioni Sportiv i Komandës së Drejtimit së Range Rover Velar ndihmon për t’ju ofruar një makinë më të sigurt dhe të angazhuar. Pozicioni i ngritur mundëson shikueshmëri të përmirësuar që kontribuon në siguri më të mirë.
Range Rover Velar përdor teknologjitë më të fundit të sigurisë duke përfshirë Kontroll Elektronik i Tërheqjes (ETC) që optimizon tërheqjen dhe Shpërndarja Elektronike e Frenimit me Forcë që automatikisht ndryshon forcën e frenimit në çdo bosht me qëllim që të minimizohet distanca e ndalimit.
Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Prandaj rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.