Domethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
Në modelet S dhe SE, InControl Touch mundëson një pasuri informacioni dhe argëtimi. Teknologjia intuitive InControl mund t'ju ndihmojë të lundroni drejt destinacionit, të transmetoni muzikën e preferuar e madje edhe të gjurmoni një automjet të vjedhur, duke e bërë jetën më shpërblyese, pa probleme dhe me më shumë kënaqësi.
Hardueri dhe softueri i gjeneratës së ardhshme të InControl Touch Pro e përparon lidhjen dhe argëtimin në Discovery-n e ri në nivelin më të mirë. Ekran HD 10” me prekje të vendosur në modelet HSE dhe HSE Luxury, mundëson lidhje dhe informacion të shpejtë, të efektshëm dhe të drejtpërdrejtë. Duke mundësuar përvojë audiovizuale të pasura për drejtuesit dhe pasagjerët, ka edhe 10GB memorie për ruajtjen e filmave në HD ose rreth 2,000 këngë, si dhe porta USB dhe pika karikimi.
Kur zgjidhni InControl Touch Pro, ju keni opsionin e shtimit të shërbimeve, teknologjive dhe aplikacioneve të InControl Connect Pro' që ju ofrojnë juve dhe pasagjerëve nivelin më të mirë të lidhjes dhe komoditetit. Karakteristikat përfshijnë InControl Apps, Remote Premium dhe Pro Services, duke përfshirë rrjetin me valë Wi-Fi.
Si pjesë e InControl Connect Pro, Pro Services përfshin rrjetin me valë Wi-Fi, si dhe një numër karakteristikash të navigimit të lidhur, duke përfshirë informacionin e trafikut në kohë reale, disponueshmërinë e parkimit të drejtpërdrejtë duke përfshirë çmimet (aty ku është e mundur) dhe imazhet në nivel rruge. Me aplikacionin për telefona inteligjentë “InControl Route Planner”, mund të dërgoni destinacione drejtpërdrejt nga telefoni në makinë dhe gjithashtu të përdorni udhërrëfyesin e këmbësorëve ose të transportit publik nga destinacioni sapo të keni parkuar.
Me InControl Protect, shërbimet e urgjencës do të njoftohen automatikisht nëse përfshiheni në një aksident ose mund t'i telefononi manualisht nëpërmjet një butoni brenda makinës. Ju gjithashtu mund të thërrisni një operator nga Ndihma e Optimizuar e Land Rover nëse keni nevojë për ndihmë teknike. Me qasje në Remote Essentials, ju mund të shikoni statusin e automjetit dhe të zgjidhni gjurmimin e udhëtimit për të bërë shpenzimet e udhëtimit shumë më të lehtë.
Ekzistojnë katër sisteme audio nga të cilat mund të zgjidhni. Sistemi Land Rover ka 6 altoparlantë ndërsa versioni i përforcuar i këtij konfigurimi ka 10. Ne gjithashtu kemi partneritet me MeridianTM, për të zhvilluar dy sisteme të avancuara për Discovery-n e ri. Versioni 380W ka 10 altoparlantë dhe sistemi 825W me audio rrethuese ka 16 altoparlantë dhe një bas.
Ingenium është brezi i motorit të projektuar për performancë pa mundim, përsosje dhe efikasitet. Motori TD4 Ingenium përmban një turbokomprimues të vetëm me turbinë me injektor të ndryshueshëm dhe një ftohës të ndërmjetëm me ujë për reagim të lartë të motorit. Motori Ingenium me rendiment të lartë SD4 240PS ofron një kombinim ideal të performancës udhëheqëse në klasë dhe drejtueshmërisë së lartë në shpejtësi të ulët.
Të gjithë motorët e benzinës dhe naftës në Discovery-n e ri shoqërohen me një Transmision Automatik ZF me 8 shpejtësi, i cili është përshtatur nga inxhinierët e Land Rover për të kombinuar ndërrimin e butë të marsheve me reagimin jashtëzakonisht të shpejtë. Me tetë raporte në distancë të ngushtë, ndërrimet e marsheve janë pothuajse të pandjeshme.
Discovery i ri është projektuar për të ofruar eksperiencë të sigurt, të rehatshme dhe përfshirëse në ngarje për të bërë që kilometrat të përshkohen pothuajse pa u vënë re. Cilësia madhështore e udhëtimit rritet më tej nga Drejtimi Elektronik i Asistuar me Fuqi, ndërsa Kontrolli i Frenimit në Kthesa ndihmon në ruajtjen e stabilitetit kur frenohet për marrjen e kthesave duke moduluar presionin e frenimit të shkaktuar nga drejtuesi.
Kontrolli Dinamik i Stabilitetit (DSC) monitoron sjelljen dinamike të automjetit dhe ndërhyn nëse përcakton se automjeti nuk po reagon ndaj komandave të shoferit. Kjo ndihmon që Discovery i ri të ofrojë një makinë të lidhur, të balancuar dhe të sigurt. Një që ju do të shijoni si në rrugë të shtruar dhe jashtë saj.
Ndërtuar kryesisht nga përbërës të lehtë prej alumini, koncepti i suspensioni është plotësisht i pavarur, me një dizajn pirun të dyfishtë të gjerë në pjesën e përparme dhe një shtrirje të avancuar me lidhje të shumëfishta në pjesën e pasme.
Discovery i ri gëzon efikasitet më të madh falë inovacioneve të tilla si teknologjisë inteligjente Ndal/Ndiz, mbërritjes së motorit Ingenium, përdorimit të materialeve me peshë të lehtë dhe aerodinamikës së përmirësuar. Automjetet e pajisura me suspension elektronik me ajër gjithashtu përfitojnë nga ulja e shpejtësisë ku automjeti ulet automatikisht për të zvogëluar zvarritjen gjatë lëvizjes.
Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Terrenet (ATPC) janë një sistem opsional i fjalës së fundit të teknologjisë që i mundëson drejtuesve të caktojnë dhe të mbajnë një shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese. Duke vepruar si një sistem i kontrollit të udhëtimit, funksionon nga 2kph deri në 30kph, duke ju ndihmuar të mbani përqendrim të plotë në drejtim dhe gjetjen e një rruge përmes pengesave.
Me një thellësi që udhëheq në klasë deri në 900mm, funksioni opsional Ndjesimi i Terrenit Zhytës mund të jetë i paçmuar. Unike në Land Rover, sensorët e vendosur në pasqyrat e dyerve i japin drejtuesit informacion grafik në kohë reale në lidhje me thellësinë e ujit ku është zhytur automjeti, si dhe aftësinë maksimale zhytëse nëpërmjet ekranit me prekje.
Sistemet tona unike Reagim Terreni i mundësojnë drejtuesit të optimizojë motorin, kutinë e marsheve, sistemet e diferencialit qendror dhe të shasisë për t'iu përshtatur kërkesave të terrenit, duke përzgjedhur një nga modalitetet më të lehta të drejtimit. Sistemi opsional Reagim Terreni 2* e përforcon këtë duke monitoruar kushtet e drejtimit dhe automatikisht përzgjedh modalitetin e duhur të drejtimit.
Me paketën shtesë të marsheve në shpejtësi të ulët, ky sistem jep shpejtësi dhe kontroll të saktë në rastet më kërkuese. Zemra e kutisë së marshit me dy shpejtësi është diferenciali elektronik qendror që ofron një ndarje momenti me raport 50:50 ndërmjet boshteve të përparme dhe të pasme me aftësinë për të bllokuar me përparësi boshtet para fillimit të gabimit.†
Një udhëtim i përshtatshëm e i kompletuar theksohet më tej nga suspensioni elektronik me ajër më i fundit në katër këndet, i cili siguron amortizim të jashtëzakonshëm dhe ruajtje pozicioni. I aftë për të ndërmarrë situata të vështira, ky sistem e mban Discovery-n e ri të qëndrueshëm pavarësisht sa i thyer është terreni. Për cilësi udhëtimi të pashembullt, ndërron vazhdimisht lartësinë kur është e nevojshme.
Me një kapacitet rimorkimi deri në 3.500kg††, aftësitë e Discovery-t të ri janë dukshëm më të larta se automjetet e tjera. Karakteristika të disponueshme përfshijnë një çengel rimorkimi me hapje elektrike, mbërthyes dhe asistencë ngarkese, si dhe një sistem matës të ngarkesës që ndihmon të ngritjen e rimorkimit në një nivel të ri.
Asistenca e Ruajtjes së Korsisë ndjen kur automjeti po del joqëllimisht nga korsia dhe butësisht ju rikthen brenda saj. Monitorimi i Gjendjes së Drejtuesit zbulon nëse po filloni të ndiheni të përgjumur dhe ju jep një paralajmërim të hershëm kur keni nevojë për të marrë një pushim.
Kur jeni duke udhëtuar në autostradë ose në trafik të ngadaltë, ky sistem do ta mbajë automjetin tuaj një distancë të sigurt nga automjeti përpara nëse ai ngadalëson ose ndalet, pa pasur nevojë të përdoren pedalet. Kur automjeti përshpejton përsëri ashtu bën edhe Discovery i ri.
Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, sistemi Frenim Autonom në Rast Urgjence shfaq një paralajmërim përpara përplasjes, duke ju dhënë kohë të ndërmerrni veprime. Nëse përsëri parashikohet përplasje dhe drejtuesi nuk ndërmerr asnjë veprim, sistemi aktivizon frenimin për të ndihmuar në reduktimin e ashpërsisë së përplasjes së mundshme.
Afishimi Ballor* është opsional në SE, HSE dhe HSE Luxury dhe paraqet të dhënat kryesore të automjetit, siç janë shpejtësia e automjetit, pozicioni i marshit dhe udhëzimet e navigimit (në lidhje me InControl Touch ose InControl Touch Pro) në xhamin e përparmë, pa hutime ose nevojën që të hiqni sytë nga rruga. *Kërkon xhamin reflektues të rrezeve infra të kuqe
Ky sistem e bën parkimin në paralel dhe në pingul më të lehtë se kurrë duke e drejtuar automjetin tuaj në një hapësirë të përshtatshme. Vetëm zgjidhni marshin e përshtatshëm dhe kontrolloni shpejtësinë me pedalet e frenimit dhe përshpejtimit. Asistenca e Parkimit do t'ju drejtojë gjithashtu të dilni nga një hapësirë, duke hequr të gjithë stresin e parkimit nëpërmjet udhëzimeve në ekran.
Duke mundësuar një pamje të jashtme prej 360° nëpërmjet ekranit me prekje, kjo ndihmon në manovra të ndryshme, nga parkimi buzë trotuarit deri në hyrjen e daljen nga hapësirat e ngushta dhe kryqëzimet me lehtësi më të madhe. Ju do të ndiheni më të sigurt kur manovroni edhe në hapësirat e situatat më të vështira.
Çelësi i aktivitetit është një shtesë që e bën jetesën e plotë edhe më të lehtë. Për më shumë komoditet, mund ta mbani Çelësin e Aktivitetit dhe ta përdorni për të bllokuar ose hapur Land Rover-in tuaj nëse nuk preferoni të mbani pultin. Rripi i dorës është i fortë dhe plotësisht i papërshkueshëm nga uji, duke ju lejuar të merrni pjesë në një sërë aktivitetesh.
Discovery i ri përmban ulëse opsionale të radhës së tretë me palosje inteligjente, e cila lejon të konfiguroni ulëse t e radhës së dytë dhe të tretë duke përdorur butonat në hapësirën e bagazhit, në ekranin kryesor me prekje ose përmes telefonit inteligjent me aplikacionin InControl Remote.
Mund të prisni eksperiencë drejtimi të rehatshme gjatë gjithë vitit me opsionin e ulëse ve me ngrohje në të tre rreshtat dhe ulëse me ftohje përpara dhe në reshtin e dytë. Në varësi të përzgjedhjes së modelit, drejtuesi dhe pasagjeri mund të caktojnë temperaturën e preferuar në mënyrë të pavarur nëpërmjet ekranit me prekje.
Hapje Bagazhi me Gjest e Fuqizuar** ju lejon të përdorni derën e pasme pa-prekje nga jashtë automjetit pa pasur nevojë të prekni fizikisht automjetin ose çelësin inteligjent. Sapo të zbulohet çelësi inteligjent, funksioni mund të operohet me një gjest shkelmues poshtë sensorëve të ndodhur nën secilën anë të pasme të automjetit. Gjithashtu disponohet një bagazhi i brendshëm i fuqizuar, i cili vepron si një platformë shtrimi ose ngarkimi apo si një mbajtës vertikal i valixheve.
Sistemi InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe dallojnë në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi paraprakisht konsultohuni me stafin tonë të shitjës për disponueshmërinë dhe kushtet e plota të këtij sistemi që vlejnë për tregun tonë Kosovar. Karakteristika të caktuara kërkojnë një SIM kartelë të përshtatshme të klientit me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësit e stafit tonë. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.