ÇFARË ËSHTË EURO 6?
Euro 6 është një pjesë e Legjislacionit Evropian që synon të bëjë makina më miqësore me mjedisin duke kufizuar emetimin e shkarkimeve të tyre. Legjislacioni përcakton kufizimet se sa oksid azoti (NOx) dhe gazra hidrokarburesh mund të emetohen për kilometër nga një automjet rrugor.
Automjetet me naftë dhe benzinë janë subjekt i kufizimeve të ndryshme sipas legjislacionit të ri të Euro 6. Për makinat me naftë, niveli i lejuar i shkarkimeve të NOx është zvogëluar në 80 mg/km (nga 180 mg/km), ndërsa niveli i lejuar i emetimeve të hidrokarbureve është zvogëluar në 170 mg/km (nga 230 mg/km) . Niveli i lejuar i emetimeve të NOx për makinat me benzinë mbetet në 60 mg/km, ndërsa niveli i lejuar i emetimeve të hidrokarbureve mbetet në 100 mg/km.
Së bashku me prodhuesit e tjerë të makinave, Land Rover është ligjërisht i detyruar të zbatojë këto rregullore të reja në datat e mëposhtme.
Prej 1 janarit 2015, të gjitha automjetet e reja që hidhen në treg duhet të plotësojnë standardet e Euro 6. Kjo përfshin çdo model të ri në treg, për shembull: Discovery Sport. Automjetet që tashmë janë në shitje duhet të jenë në përputhje me Euro 6 deri më 1 shtator 2015, por;
Automjetet individuale që tashmë janë në shitje që janë ndërtuar dhe dërguar nga prodhuesi përpara datës 1 qershor 2015 mund të vazhdojnë të shiten deri më 1 shtator 2016. Megjithatë, prodhuesi duhet të aplikojë për shfuqizim në këto raste.
Për më shumë informacion mbi Adblue® ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj të makinave Land Rover ose referojuni te Maniali i Pronarit.