RANGE ROVER SPORT I RI
Range Rover më dinamik
PAMJE 360˚ JASHTËDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
EMETIME TË CO2 NË g/km
Të ulëta deri 64
EKONOMIA E KARBURANTIT e kombinuar l/100km
Nga 2.8
Range Rover Sport po Elektrizohet. PHEV Hybrid mund tani të porositet
Shikoni filminEMETIME TË CO2 NË g/km
Të ulëta deri 64
EKONOMIA E KARBURANTIT e kombinuar l/100km
Nga 2.8
TEJET I REHATSHËM JASHTËZAKONISHT FUNKSIONAL
Eksploro karakteristikat kryesoreEMETIME TË CO2 NË g/km
Të ulëta deri 64
EKONOMIA E KARBURANTIT e kombinuar l/100km
Nga 2.8
Me dizajn më sportiv dhe qëndrim të fuqishëm, muskulor, Range Rover Sport është projektuar për ndikim. Më e pastër, më dinamike, ka një ndjenjë bashkëkohore kudo që të shikoni - nga grila e re Range Rover Sport, grykat e rimodeluara të kofanos deri te opsionet e rrotave të rafinuara, por edhe sportive.
Eksploro karakteristikat kryesore
Një sërë tërheqjesh motorike të fuqishme japin performancë të mahnitshme në rrugë. Motori 5.6 litërsh V8 me benzinë me superkomprimues ofron rendiment të përmirësuar prej 525PS dhe kombinimi i motorit Ingenium të avancuar me benzinë dhe motorit elektrik sjell performancën e jashtëzakonshme të Range Rover Sport PHEV.
EKSPLORO KARAKTERISTIKAT KRYESORESistemi i info-zbavitjes Touch Pro Duo integron bukur dy 10 ekrane me prekje me definicion të lartë. Përdorni Touch Pro Duo së bashku me ekranin me ngjyra të Afishimit Ballor dhe ekranit interaktiv të drejtuesit për të parë dhe bashkëvepruar njëkohësisht me shumë veçori.
EKSPLORO KARAKTERISTIKAT KRYESOREMuskulor dhe me raporte të përkryer, Range Rover Sport është projektuar për të tërhequr vëmendje kudo që të jeni.
PAMJE 360˚ JASHTËPrania e Range Rover Sport është më madhështore se kurrë. Me siluetën e saj të veçantë, çatinë e pjerrët dhe linjën e vazhdueshme të mesit, ADN-ja e Range Rover është e pagabueshme gjithandej.
NDËRTO VETËÇdo aspekt i Range Rover Sport është projektuar me saktësinë për të krijuar një karroceri të pastër dhe aerodinamike. Fenerët e rinj LED, mbështjellës e zgjerojnë pamjen e hijshme të automjetit me tregues të drejtuar me anë të animacionit opsional, të cilët dëshmojnë për pamjen bashkëkohore të automjetit.
NDËRTO VETËLuksoze, tejet i rehatshëm dhe jashtëzakonisht funksional, Range Rover Sport është automjet i drejtuesit në gjithë qenien e tij.
NDËRTO VETËKabina firmë është riprojektuar gjerësisht; çdo element është projektuar me kujdes dhe punuar bukur. Karakteristikat intuitive të dizajnit përfshijnë CommandShift 2, komanda unike me ndriçim, të fshehura derisa ndizen dhe timonin dinamik me leva marshi.
NDËRTO VETËDuke ofruar qasje të lehtë te sende personale duke ruajtur një kabinën të pastër, Range Rover Sport përmban hapësira të vlefshme ruajtëse - nga hapësira ruajtëse në panelin qendror dhe kutia e sipërme e sirtarit në luksin e frigoriferit opsional.
NDËRTO VETËAutomjeti Elektrik Hibrid (PHEV) ofron eksperiencë jashtëzakonisht të rafinuar dhe i bën aftësitë e Range Rover Sport të kryesojnë si në rrugë të shtruar ashtu edhe jashtë saj. PHEV arrin nga 0-100km/h në vetëm 6.7 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 220km/h
Nga kënaqësia e dukshme e drejtimit te kursimi i karburantit dhe përsosja, çdo motor i Range Rover Sport është optimizuar për veti specifike. Teknologjia Ingenium mbështet motorët me 4 cilindra dhe motori i fuqishëm 5.0 litërsh V8 me motor benzine me superkomprimues ofron performancë të shkëlqyeshme dhe përfshirje të drejtuesit.
SHIKO SPECIFIKIMETReagimi Dinamik përmirëson manovrimin e automjetit nëpërmjet kontrollit të rrotullimit hidraulik, duke optimizuar performancën në rrugë dhe rehatinë e pasagjerëve. Mund të ofrojë gatishmëri në shpejtësi të ulët, së bashku me stabilitetin të shtuar për shpejtësi të lartë dhe saktësinë më të madhe drejtuese.
MË MBAJ TË INFORMUARDy ekranet me prekje të Touch Duo Pro me definicion të lartë ju lejojnë të shikoni njëkohësisht informacione në një ekran, për shembull, duke përdorur sistemin e navigimit, ndërkohë që bashkëveprojnë me veçori të shumta, të tilla si përshtatja e cilësimeve të medias, tek tjetri.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËDuke siguruar që të jeni gjithmonë i informuar, ekrani interaktiv 12.3 me prekje me definicion të lartë paraqet të dhëna për drejtimin, argëtimin dhe sigurinë. Dhe Afishimi Ballor ju mban të përqendruar te rruga, duke paraqitur të dhënat kryesore të automjetit, të tilla si shpejtësia, pozicioni i marshit dhe rrugëtimi, në xhamin e përparmë.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËulëse t opsionale të radhës së tretë janë të dizajnuara për përdorim të rastësishëm*, duke lejuar që automjeti të akomodojë deri në shtatë persona.
Merrni gjithë familjen në komoditet gjatë fundjavës, me shumë hapësirë për të gjitha valixhet tuaj.
Përdorni katër ulëse dhe krijoni më shumë hapësirë për sende më të mëdha, të tilla si çanta për ski.
Me tre ulëse të hapura, automjeti ju jep hapësirë të bollshme për ngarkesë në të cilën mund të sistemoni gjërat.
Me pesë ulëse të palosura, pajisje sportive, çanta dhe shumë më tepër mund të futen në hapësirën e ngarkesës.
*ulëse t e rreshtit të tretë janë të përshtatshme për përdorim nga fëmijët më të mëdhenj që mund të përdorin rripin e të rriturve ose një ulëse shtesë që lidhet me rripin e të rriturve. Nuk janë të përshtatshëm për fëmijët më të vegjël të cilët kërkojnë një ulëse fëmijësh ku rripi për të rritur nuk përdoret direkt për të mbajtur fëmijën.
Shijoni aktivitetet e preferuara në natyrë dhe mbajeni çelësin e makinës tuaj të sigurt në automjet. Funksioni opsional i aktivitetit Land Rover përmban një rrip dore plotësisht të papërshkueshëm nga uji, duke ju lejuar të merrni pjesë në një sërë aktivitetesh ku mbajtja e një çelësi makine nuk është i volitshëm.
EKSPLORO KARAKTERISTIKAT KRYESORENjë udhëtim i sigurt e i kompletuar theksohet më tej nga suspensioni elektronik me ajër* më i fundit cili siguron amortizim të jashtëzakonshëm dhe ruajtje pozicioni. Në Range Rover Sport SVR do të gjeni performancë ekskluzive me suspensionin e SVR Sport të optimizuar për performancë dhe manovrim të përmirësuar.
* Opsional me motorët SD4 i cili ka një sistem të suspensionit plotësisht të pavarur me spirale, si standard.
NDËRTO VETËTë Gjitha Rrotat Aktive (AWD) japin performancë rrugore të shkëlqyer dhe aftësi të plotë jashtë rrugës së shtruar. Për të ruajtur tërheqje optimale për progres të siguruar në të gjitha kushtet, udhëtimi i Range Rover Sport është i lidhur dhe i zhvilluar falë një sërë teknologjish të dizajnuara me kujdes.
MË MBAJ TË INFORMUARMe një kapacitet rimorkimi të pakrahasueshëm prej 3,500kg* dhe teknologjive të përshtatura të rimorkimit, duke përfshirë Asistencën e Stabilitetit të Rimorkios dhe Asistencën e Avancuar e Rimorkios, Range Rover Sport mund të përballojë detyrat më të kërkuara.
*Kufiri 2,500kg në modelet P400e, kufiri 3,000kg në modelet SVR.
SHKARKO NJË BROSHURËPërmirësoni Range Rover Sport në çdo kohë të jetëgjatësisë së tij duke shtuar aksesorë nga Land Rover Gear. Përshtateni automjetin sipas nevojave tuaja me aksesorë elegant, të fortë dhe të gjithanshëm të cilët janë projektuar, testuar dhe prodhuar në të njëjtat standarde si pajisjet origjinale.
SHIKONI OPSIONET DHE AKSESORËTNdërsa nxjerrim InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi të konsultohuni me ne për disponueshmërinë dhe kushtet e plota në vendin tonë. Karakteristika të caktuara kërkojnë një kartë SIM të përshtatshme me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga ne. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.