RANGE ROVER SPORT I RI
Range Rover më dinamik i të gjitha kohërave.
Shikoni filminDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
Range Rover Sport është projektuar për të tërhequr vëmendjen. Pozicioni më i ulët dhe më i spikatur theksohet nga parakolpët dhe prapakolpë e rifreskuar me marmita të integruara* dhe një ndjesi dramatike e moderne plotësohet nga fenerët LED mbështjellës me Tregues Drejtimi të Animuar opsional.
*Varet nga motori.
Ndërto vetëTejet i rehatshëm Jashtëzakonisht funksional Dizajni i pastër dhe modern i hapësirës së brendshme plotësohet nga ndriçimi i përmirësuar i ambientit dhe vendosja e Touch Pro Duo.
NDËRTO VETËPër herë të parë në Range Rover Sport, ulëse t mund të specifikohen në lëkurën më të mirë gjysmë-aniline dhe në një përzgjedhje të ngjyrave bashkëkohore të reja, duke përfshirë Ebony Vintage Tan dhe Ebony Eclipse, duke siguruar që automjeti të duket dhe të ndihet aq mirë sa drejtohet.
NDËRTO VETËOfron balancën e përsosur të udhëtimit dhe kontrollit duke ofruar parametra vazhdimisht të ndryshueshme të amortizatorit. Dinamika Përshtatëse monitoron lëvizjet e automjetit deri në 500 herë në sekondë, duke ju përgjigjur komandave tuaja dhe kushteve të rrugës për të siguruar një automjet të rehatshëm dhe vetëpërmbajtës.
Ndërto VetëKabina e bollshme është krijuar rreth shoferit. Pozicioni Sportiv i Komandës së Drejtimit ndihmon në sigurimin e një drejtimi më të sigurt dhe kontrollet intuitive përfshijnë levën e marsheve CommandShift 2, duke siguruar opsionin e ndërrimit manual të marsheve dhe levat e marsheve tek timoni.
Ndërto VetëDuke ofruar zgjedhjen e përsosjes dhe komoditetit ose performancës së përmirësuar, funksioni opsional Dinamika e Konfigurueshme* ju lejon të personalizoni mapimin e valvulave, pikat e ndryshimit të ndërrimit të shpejtësisë, parametrat e drejtimit dhe suspensionit për t'iu përshtatur nevojave tuaja të drejtimit.
*Standard me motorët V8.
Ndërto VetëFenerët piksel-lazer LED me Drita Ditore simbol ofrojnë opsionin më të fundit të dritës, me teknologji lazer që rrezaton pesë herë më shumë se fenerët standard me ndriçim LED. Me aktivizim në shpejtësi mbi 80km/orë dhe kur nuk zbulohen drita të tjera të jashtme, sistemi jep pamje të qartë për më shumë se gjysmë kilometri.
SHIKONI OPSIONET DHE AKSESORËTAfishimi Ballor* paraqet të dhënat kryesore të automjetit duke përfshirë shpejtësinë, pozicionin e marshit dhe drejtimet e navigimit mbi xhamin e përparmë. Përmban grafikë me ngjyra të plota, me rezolucion të lartë, duke ju mundësuar ta shihni me lehtësi informacionin e duhur.
*Kërkon xhamin reflektues me infra të kuqe në disa tregje.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËDuke ofruar një sërë informacionesh dhe argëtim të pasur, sistemi i info-zbavitjes Touch Pro Duo paraqet teknologjitë më intuitive dhe të avancuara të integruara për të siguruar që të mund të përfitoni sa më shumë nga udhëtimi tuaj.
Gama e motorëve të rafinuar dhe me efikasitet kursimi në karburant e Range Rover Sport jep performancë të fortë. Zgjidhni nga përzgjedhja e motorëve të avancuar të benzinës dhe naftës ose Automjeti i Ri Elektrik Hibrid (PHEV) - tërheqja motorike më inovative që kemi.
Mbërthim dhe drejtim i jashtëzakonshëm konfirmojnë Range Rover Sport si SUV-i më dinamik. Me një komplet teknologjish të projektuara me kujdes siguron një lëvizje gjallëruese, pavarësisht nga rruga dhe kushtet.
Aftësitë shembullore jashtë rrugës së shtruar të Range Rover Sport rrjedhin nga kombinimi i të gjitha rrotave aktive (AWD) dhe teknologjive unike, inovative për të gjitha terrenet.
Nga përballja me trafikun e qytetit te siguria shtesë për ju dhe pasagjerët tuaj, ka një sërë teknologjish inovative standarde dhe opsionale në dispozicion. Secila prej tyre është projektuar dhe krijuar për të ofruar voli, lehtësi dhe rehati gjatë udhëtimit tuaj.
Range Rover Sport e çon rehatinë e drejtuesit dhe pasagjerëve në nivelet më të larta. Projektuar në detaje, tapiceria bashkëkohore vjen me ulëse të reja përpara që ofrojnë mbështetje të rritur dhe mundësi për t’i zgjedhur në lëkurë gjysmë-aniline.
Duke mundësuar lehtësi dhe aftësi shtesë, Lartësia Automatike e Hyrje/Daljes, me aktivizim përmes suspensionit elektronik me ajër, u lejon udhëtarëve të hyjnë dhe të zbresin më lehtë duke e ulur automjetin me 50 mm.
Ndërto vetëMundësimi i automjetit për të akomoduar deri në shtatë persona, sistemimi opsional 5 + 2 ka dy ulëse të vendosura nën dyshemenë e hapësirës së bagazheve. Nuk ka humbje të hapësirës së ngarkesës dhe ulëse t e radhës së dytë kanë hapësirë lëvizjeje para/prapa prej 100 mm duke lejuar lehtësi qasjeje.
NDËRTO VETËPër të siguruar se kabina juaj është e rregullt, ka hapësirë më të madhe ruajtëse, duke përfshirë një vend për telefonat inteligjentë. Dhe frigoriferi opsional i panelit të përparme mund të akomodojë deri në katër shishe 500ml dhe t'i mbajë në 5°C.
NDËRTO VETËPër të parandaluar mbinxehjen e kabinës dhe për të minimizuar kërkesat e ajrit të kondicionuar, tenda automatike mbyllet automatikisht kur pasagjerët të kenë zbritur dhe dyert të jenë mbyllur. Tenda opsionale me gjest* siguron kontroll intuitiv të gjestit përpara/prapa, duke i lejuar shoferit të përqendrohet në rrugën përpara.
*Standard kur zgjidhet çatia panoramike
Shikoni filminCaktoni dhe ruani një shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese si balta, bari i lagësht, akulli, bora dhe shtigjet e thyera. Kontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Terrenet (ATPC)* funksionon midis 1.8km/h dhe 30km/h, duke ju mundësuar të ruani përqendrim të plotë te manovimi dhe të gjeni rrugën për të kaluar terrenet e vështira.
*Nuk disponohet me motorët Si4 dhe P400e.
EKSPLORO TEKNOLOGJITËRange Rover Sport mund të lëvizë në terrene zhytëse deri në 850mm thellësi*. Funksioni opsional Ndjesimi i Terrenit Zhytës përdor sensorët në pasqyrat e dyerve për t'ju informuar kur nivelet e ujit janë afër thellësisë maksimale të automjetit. Sistemi i kontrollit e paraqet informacion në kohë reale dhe është veçanërisht i dobishëm në errësirë.
*650mm me suspension me susta.
KONTAKTISistemi unik Reagim Terreni optimizon motorin, kutinë e marsheve, diferencialet dhe shasinë për t'iu përshtatur kërkesave të terrenit. Sistemi opsional Reagim Terreni 2 i çon aftësitë e sistemit që fiton çmime në një nivel të ri, duke zgjedhur automatikisht parametrin më të përshtatshëm. Gjithashtu përfshin edhe modalitetin shtesë Zvarritja mbi Shkëmbinj.
SHKARKO NJË BROSHURËTërheqjet motorike të Range Rover Sport përfshijnë teknologji të emetimit të ulët të CO₂ si sistemi i avancuar inteligjent Ndal/Ndiz. Sistemi e fik motorin në pushim dhe e ndez përsëri kur hiqni këmbën nga frena, duke përmirësuar konsumin e karburantit nga 5 deri në 7 për qind. Modaliteti ECO shtesë përdor softuer për të siguruar që automjeti të funksionojë në mënyrë më efikase dhe më ekonomike.
Struktura e trupit prej alumini e Range Rover Sport përfshin materiale të ricikluara, duke rezultuar në kursim të peshës, efikasitet të përmirësuar të karburantit, emetime më të ulëta dhe përfitim në performancë.
Si kompani e ndërgjegjshme ndaj mjedisit, jemi të angazhuar për prodhimin e automjeteve që përdorin materiale më të qëndrueshme, prodhojnë më pak mbeturina dhe përdorin më pak burime natyrore. Për këto arsye, Range Rover Sport është projektuar të jetë 85 për qind e riciklueshme dhe 95 për qind e rikuperueshme. Dhe ne po investojmë në fabrika më moderne, ku mund t'i bëjmë automjetet tona edhe më efikase - duke përdorur më pak ujë dhe energji, duke prodhuar më pak mbeturina dhe duke emetuar më pak karbon.
Pikat ISOFIX në ulëse t e pasme e bëjnë të lehtë instalimin e ulëseve për fëmijë. Gjithashtu sigurojnë një lidhje të fortë midis ulëses për fëmijë dhe automjetit për siguri më të mirë.
Sistemi gjithëpërfshirës i Range Rover Sport jastëkëve të ajrit për drejtuesin dhe pasagjerët siguron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjithë brenda.
Mbrojtje shtesë ofrohet nga tendosësit e rripave të sigurisë të cilat, në rast përplasjeje ballore, zvogëlojnë zhvendosjen e trupit para.
Gama Range Rover Sport përmban ndriçim të jashtëm LED rreth e rrotull si standard. Fenerët LED janë projektuar për të funksionuar gjatë gjithë jetëgjatësisë së automjetit dhe përdorin më pak energji.
Pozicioni i Komandës së Drejtimit së Range Rover Sport ndihmon për t’ju ofruar një automjet më të sigurt dhe më përfshirës. Pozicioni i ngritur mundëson shikueshmëri të përmirësuar që kontribuon në siguri më të mirë.
Asistenca e Frenimit në Rast Urgjence kupton kur aplikoni frenat shpejt, por pa forcën e nevojshme për të maksimizuar performancën e ndalimit. Prandaj rrit presionin e frenimit përmes pompës ABS për të siguruar që të ndaloni në kohë.