RANGE ROVER EVOQUE
NIVELE TË REJA TË DËSHIRUESHMËRISË, KAPACITETEVE DHE ZHDËRVJELLTËSISË
Shikoni filminDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
NIVELE TË REJA TË DËSHIRUESHMËRISË, KAPACITETEVE DHE ZHDËRVJELLTËSISË
Shikoni filminRange Rover Evoque ju ofron mundësi të shumta për të personalizuar makinën dhe për të përshtatur stilin tuaj duke zgjedhur nga një shumëllojshmëri ngjyrash dhe opsionesh. E kombinuar me dizajnin bashkëkohor dhe siluetën unike kjo garanton që do të bini në sy në qytet.
NDËRTO VETËKontrasti mahnitës i një trupi me ngjyrë të zezë Santorini dhe çatisë së kuqe Firenze bën një deklaratë të guximshme për individualitetin e padyshimtë të modelit të kufizuar Ember.
shiko këtë modelBrenda, ulëse t e zeza me qepje Pimento - të projektuar posaçërisht për këtë makinë - janë bërë nga lëkura Oxford më e mirë me një seksion të mesëm me vrima.
shiko këtë modelHapësira e ngarkesës është një bollëk prej 575 litrash me ulëse të ngritura tek automjeti Pesë-Dyer dhe 550 litra te Kupé. Të dy modelet përmbajnë një hapësirë të mjaftueshme për bagazhet për pushime fundjave të përsosur ose për udhëtimin e momentit të fundit në pazar.
Ndërto vetëI konfiguruar në mënyrë të mençur, dera e bagazhit të Kabrioletit është ndërtuar për të lejuar hyrje të lehtë në hapësirën e ngarkesës dhe madje ka një kapanxhë opsionale për ski me mbështetëse krahu. Kapaciteti i hapësirës së ngarkesës mbetet 251 litra pavarësisht nga pozicioni i çatisë dhe është në gjendje të akomodojë një çantë golfi standarde ose një karrocë fëmijësh.
Ndërto vetëSistemi Audio Meridian 380W me 10 altoparlantë plus bas jep një qartësi të jashtëzakonshme, nota të larta të pastra kristal dhe bas të plotë e të thellë përmes pozicionimit të kujdesshëm të altoparlantëve. Ju gjithashtu mund të përmirësoni në sistemin Dixhital Audio Rrethues Meridian, i cili prodhon 660W me 12 altoparlantë plus bas në Kabriolet dhe 825W me 16 altoparlantë plus bas në Kupé dhe Pesë-Dyer.
SHIKO TEKNOLOGJINËNe po vazhdojmë të përmirësojmë teknologjitë tona të motorëve për të inkorporuar inovacione më të fundit të tilla si sistemi inteligjent Ndal/Ndiz, i cili përmirëson konsumin e karburantit nga 5% në 7% në krahasim me motorët e brezit të mëparshëm. Gjithashtu po përdoren opsione të transmisioneve më të lehta për të përmirësuar efikasitetin dhe emetimet më të ulëta të CO2 edhe më tej.
Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit mban një shpejtësi të qëndrueshme në ato udhëtime më të gjata duke ruajtur një distancë të sigurt nga automjeti përpara. Dinamika Përshtatëse siguron balancën optimale midis udhëtimit dhe kontrollit ndërsa Vektorizimi i Momentit siguron marrjen e qetë dhe të kontrolluar të kthesave. Së bashku, ato mundësojnë një udhëtim të lidhur dhe të sigurt.
Aftësia është në ADN-në e çdo Land Rover duke ju mundësuar të përballoni terrenet dhe kushtet më të vështira me lehtësi më të madhe. Nga Reagimi i Terrenit në Kontrollin i Zbritjes Kodrinore, paketa jonë e teknologjive të patentuara siguron që ju të ndjeheni të sigurt gjatë ngarjes jashtë rrugës së shtruar, njësoj si në të.
Ndihmat tona të drejtuesit ju lejojnë të përqendroheni në rrugën përpara duke monitoruar dhe ju ndihmuar me situata të veçanta të lëvizjes. Për shembull, Monitorimi i Këndit të Vështirë ju paralajmëron për afrimin e automjeteve nga të dyja anët, Njohja e Shenjave të Trafikut ju mban plotësisht të informuar duke shfaqur shenja të trafikut në grupin e instrumenteve, e cila ju ndihmon të reagoni më shpejt ndaj çdo kufizimi dhe një sërë teknologjish parkimi heqin stresin e parkimit.
Automjetet tona paraqesin një sërë sistemesh të fundit të ngrohjes dhe ftohjes për t'ju mbajtur juve dhe pasagjerët në komoditet absolut. Pa marrë parasysh se çfarë moti hedh mbi ju, mund të mbërrini i relaksuar dhe i rifreskuar.
Telefoni inteligjent dhe automjeti juaj mund të ofrojnë një informacion të pasur dhe t’ju mbajnë të argëtuar. Sistemi i navigimit satelitor me prekje me ekranin 10” tregon rrugën përpara, ndërsa pasagjeri i ulëse s para shikon një DVD ose televizor kur përzgjidhet funksioni Pamja e Dyfishtë. Aplikacionet e InControl në telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet ekranit me prekje 10” ju lidhin me siguri me makinën tuaj. Ndërsa Sistemi Audio Meridian ™ mbush kabinën me muzikën tuaj.
Krijoni kushtet brenda Range Rover Evoque siç duhet. Ngrohni paraprakisht kabinën ose futni ajër të pastër me Klimatizim të Caktuar, që të jetë gati kur të hyni. Gjithashtu disponohen ulëse t me ngrohje dhe ftohje për komoditetin e fundit. ulëse të parme me masazh (nëse janë të disponueshme) lejojnë që si drejtuesi dhe pasagjeri para të zgjedhin programe individuale përmes ekranit me prekje.
SHIKO TEKNOLOGJINËHapni dhe mbyllni bagazhin me shumë pak zhurmë Hapje Bagazhi me Gjest e Fuqizuar. Sapo të zbulohet çelësi inteligjent, dera e bagazhit mund të operohet me një gjest shkelmues nën pjesën e pasme të automjetit. Sensorët janë të montuar në të dyja anët e automjetit për të lejuar funksionimin anësor e përshtatshëm.
SHIKO TEKNOLOGJINËMe sistemin e drejtimit Reagim Terreni Range Rover Evoque do të ndihet gjithmonë i sigurt pavarësisht nga kushtet. Standarde në të gjitha automjetet me 4 rrota aktive (4WD), drejtuesi mund të zgjedhë nga cilësimet Gras (Bar), Gravel (Zhavorr) dhe Snow (Borë), Mud (Baltë) dhe Ruts (Tragë), si dhe Sand (Rërë) për tërheqje dhe qetësi optimale.
Ndërto VetëDisa udhëtime kanë nevojë për kapacitet të shtuar. Kjo është arsyeja që kapaciteti rimorkues i Range Rover Evoque deri në 2000kg në Kupé dhe Pesë-Dyer dhe 1500kg në Kabriolet mbështetet nga sistemi opsional Kamera Rrethuese, i cili përfshin Asistencën e Rimorkios duke ndihmuar të ecni mbrapsht duke parashikuar drejtimin e rimorkios.
KONTAKTIDo të jetë e vështirë të sforconi një Range Rover Evoque më shumë se ne. Për të garantuar një gjerësi të pakrahasueshme të aftësive dinamike, si brenda dhe jashtë rrugës së shtruar, Range Rover Evoque është ekspozuar ndaj dhjetë viteve sforcimi nga më ekstremet në një fraksion të kohës duke përdorur platformën tonë të testimit më të fundit.
Në dhomat tona të klimës mund të rikrijojmë disa prej kushteve më sfiduese të erës që Range Rover Evoque do të përballet. Jo vetëm stuhi acari me shpejtësi 240km/h, por edhe temperatura të larta të ambientit dhe situata të ndryshme në tunelin e ajrit. Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, ne zhvillojmë besueshmërinë e vërtetë.
Në ambientet e botës reale dhe dhomat tona klimatike i ngrijmë makinat në -40 ° C dhe i pjekim në 50 ° C. Funksionet kryesore dhe sistemet më pas shqyrtohen sipas standardeve tona saktësuese. Pra, edhe në malin ose shkretëtirën më të largët, rehatia dhe lidhja nuk janë kurrë larg.
Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet. Prototipat janë zhvilluar përgjatë përafërsisht 8,500km të rrugëve me kushtet më të vështira.
Transmisioni automatik kompakt e i lehtë me 9 shpejtësi siguron ekononomi karburanti dhe emisione CO2 optimale, si dhe kontroll më të madh në kushte me mbërthim të ulët ose gjatë rimorkimit nëpërmjet një marshi të parë të projektuar posaçërisht për shpejtësi tepër të ulët.
Projektuar në mënyrë specifike për zbatime të tërthorta, është një nga më efikasët dhe teknikisht të përparuar që ndonjëherë përdoret në një automjet të prodhimit. Ingranazhi më i lartë jo vetëm që zvogëlon konsumin e karburantit, por xhirot më të ulëta të motorit përmirësojnë rehatinë dhe zvogëlojnë zhurmën kur udhëtohet në një shpejtësi të qëndrueshme.
Qoftë mbi ose jashtë rrugës së shtruar, teknologjia Vektorizimi i Momentit nga Frenimi rrit shkathtësinë dhe qëndrueshmërinë e Range Rover Evoque gjatë marrjes së kthesave. Sistemi vazhdimisht balancon shpërndarjen e momentit ndërmjet të gjitha rrotave për të përmirësuar mbërthimin dhe drejtimin.
Ndërto VetëRange Rover Evoque është i aftë në të gjithë qytetin dhe madje edhe në kushte të vështira moti. Sistemi Dinamika Përshtatëse sintonizon suspensionin për të dhënë një eksperiencë më dinamike duke monitoruar lëvizjet e automjetit të paktën 1.000 herë në sekondë, duke reaguar menjëherë ndaj komandave të drejtuesit dhe karakteristikave rrugore për të siguruar një udhëtim të ekuilibruar dhe të sheshtë.
Ndërto VetëTërheqja Aktiv jep përfitime si mbi rrugë edhe jashtë saj. Duke shkëputur përdorimin e rrotave të pasme kur nuk nevojitet dhe duke e aktivizuar pa ndërprerje kur kushtet e kërkojnë, sistemi redukton humbjet e fërkimit duke siguruar maksimumin e ekonomisë së karburantit me 2 rrota aktive (2WD). Kur lëvizni jashtë rrugës së shtruar, momenti në çdo rrotë mund të ndryshohet sipas mbërthimit në dispozicion.
Ndërto VetëMe materiale kryesore për kursimin e peshës, duke përfshirë një shufër kryq magnezi dhe një kofano alumini, Evoque është Range Rover më i lehtë ndonjëherë. Edhe xhami i përparmë i laminuar është reduktuar në peshë për të ndihmuar në përmirësimin e efikasitetit të karburantit dhe performancës.
Të gjithë motorët kanë teknologji inteligjente Nda/Ndiz që automatikisht fik motorin në gjendje pa lëvizje dhe e rindez sapo të lëshohet pedali i frenave ose pedali i freksionit të shtypet plotësisht tek transmisionet manuale. Kjo ndihmon për të reduktuar konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2.
Me zgjidhjen tonë të E-Kapacitetit, emetimi i CO2 mund të jetë aq i ulët sa 109g/km kur zgjedh një Range Rover Evoque eD4 (2WD) Kupé ose aq ulët sa 125g/km kur zgjedh TD4 (4WD) motor 150PS manual, duke siguruar që automjeti juaj të jetë sa më efikas që të jetë e mundur, por ende një Land Rover i vërtetë në zemër.
Sistemi InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe dallojnë në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi paraprakisht konsultohuni me stafin tonë të shitjës për disponueshmërinë dhe kushtet e plota të këtij sistemi që vlejnë për tregun tonë Kosovar. Karakteristika të caktuara kërkojnë një SIM kartelë të përshtatshme të klientit me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësit e stafit tonë. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.