DISCOVERY I RI
PROJEKTIM REVOLUCIONAR GJITHANSHMËRI INTELIGJENTE DHE AFTËSI E PAKRAHASUESHME LAND ROVER
Shikoni filminDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
PROJEKTIM REVOLUCIONAR GJITHANSHMËRI INTELIGJENTE DHE AFTËSI E PAKRAHASUESHME LAND ROVER
Shikoni filminForma, funksioni dhe nivelet shembullore të finesës mblidhen bashkë për të ndihmuar në krijimin e një prej automjeteve më imponuese të Land Rover-it deri më sot. Dizajni i karrocerisë së automjetit është ri-përfytyrim revolucionar i Discovery-t për brezin e ardhshëm dhe prezanton një nivel të ri të përsosjes siç tregohet nga sipërfaqet e punuara dhe të skalitura bukur.
Ndërto vetëTapiceria tepër e dëshirueshme është një ri-përfytyrim i elementeve të dizajnit klasik të Discovery me përdorimin e mrekullueshëm të linjave të forta horizontale dhe vertikale që lidhen përmes linjës qendrore të kroskotit. Përdorimi i materialeve si lëkura cilësore, druri autentik dhe shtresat metalike, së bashku me zejtarinë e fokusuar dhe saktësinë krijojnë një atmosferë të jetesës moderne të kulturuar.
NDËRTO VETËTavani panoramik opsional rrit ndjenjën e hapësirës në tapicerinë e automjetit dhe mbush me dritë natyrore, duke përfshirë edhe rreshtin e tretë të ulëse ve. Më e rëndësishme, qelqi i përforcuar ka nuancë të errët për të mbajtur një temperaturë të rehatshme brenda kabinës. Grilat me komandim gjithashtu janë të pajisura për intimitet shtesë ose hije.
NDËRTO VETËShtatë ulëse me madhësi të plotë të Discovery-t të ri, me të vërtetë janë shembull i rehatisë dhe gjithanshmërisë. Me funksionin opsional ulëse me Palosje Inteligjente mund të konfiguroni radhën e dytë dhe të tretë duke përdorur çelësat e hapësirës së bagazhit ose ekranin kryesor me prekje. Ju mund të konfiguroni nga largësia ulëse t kur nuk jeni afër saj, nëpërmjet aplikacionit për telefona inteligjentë InControl Remote.
Shikoni filminLand Rover ka partneritet me Meridian™, një lider botëror në teknologjitë audio dhe përpunimin dixhital të tingullit me performancë të lartë për të zhvilluar sisteme të avancuara të audios me 10 dhe 16 altoparlantë për Discovery-n e ri. Të dy sistemet funksionojnë me teknologjinë Kontrolli Dinamik i Volumit për të siguruar që çdo zhurmë e padëshiruar e zbuluar në kabinë të fashitet.
SHIKO TEKNOLOGJINËSistemi Zbavitja në ulëse t e Pasme ofron ekrane me prekje 8” të vendosura brenda secilës mbështetëse me krahë të kokës dhe është standard në HSE Luxury dhe opsional në modele të tjera. Përfshihen kufje dixhitale me valë WhiteFire®*, lidhje HDMI, celulare me definicion të lartë dhe USB.
SHIKO TEKNOLOGJINËAplikacioni Land Rover iGuide përdor teknologjinë më të fundit të realitetit të shtuar për të shpjeguar të gjitha tiparet e nevojës për të ditur dhe kontrollet e Discovery-it tuaj të ri. Gjithashtu, kryen funksion të dyfishtë si manual i pronarit, duke siguruar që ju gjithmonë të keni përgjigjen për çdo pyetje.
Discovery i ri sjell një performancë të fuqishme nga dizajni i saj i avancuar i motorëve të përsosur dhe kursyes të karburantit me benzinë dhe me naftë. Motori ynë i avancuar Ingenium 2.0 litërsh është i pari me 4 cilindra me naftë që përdoret në një Land Rover me madhësi të plotë.
Discovery i ri është projektuar për të ofruar eksperiencë të sigurt, të rehatshme dhe përfshirëse në ngarje për të bërë që kilometrat të përshkohen pothuajse pa u vënë re. Kontrolli Dinamik i Stabilitetit dhe Drejtimi Elektronik i Asistuar me Fuqi (EPAS) sigurojnë aftësi në rrugë dhe përmirësimin e cilësisë së udhëtimit.
Aftësia e automjetit për të gjitha terrenet, aftësi lëvizëse në terren zhytës me Ndjesimi i Terrenit Zhytës opsionale dhe karakteristika të tjera të tilla Reagim Terreni 2, sigurojnë që Discovery i ri është gjithmonë gati për të dalë jashtë dhe të përballet me gjithçka që shfaqet në horizont.
Discovery i ri ka një sërë asistencash opsionale në drejtimin e automjetit për të përmirësuar sigurinë për ju dhe pasagjerët tuaj. Duke paraqitur mendimin, inxhinierinë dhe teknologjinë më inovative, këto funksione ju ndihmojnë të manovroni me lehtësi në trafik, autostradë, rrugë e madje edhe gjatë natës.
Me shtatë ulëse të plota në tre rreshta, tapiceri fleksibël dhe funksionalitet opsional të ngrohjes, ftohjes dhe masazhit - sidoqë ju të konfiguroni hapësirën inteligjente në Discovery-n e ri, gjithmonë do të keni hapësirë për t'u çlodhur.
Teknologjitë më të fundit të info-zbavitjes janë të përfshira për të ofruar nivelet më të larta të zbavitjes, lidhshmërisë dhe informacionit. Që nga zgjedhja e sistemeve audio Meridian™ deri në inovacione si InControl Touch Pro dhe funksioni opsional Sistemi Zbavitja në ulëse t e Pasme, ka një botë në majën e gishtave tuaj.
Secili pasagjer në Discovery-n e ri gëzon një udhëtim vërtet të rehatshëm, me hapësirë të bollshme për këmbët. Në rreshtin e dytë do të gjejnë 954mm, ndërsa në rreshtin e tretë opsional, ofrohet hapësira e bollshme prej 867mm. Ka mjaft hapësirë për deri në shtatë të rritur që të udhëtojnë në rehati.
ZGJIDHNI MODELET TUAJAQë nga sirtari i sipërm dhe i poshtëm i kroskotit te SE, HSE dhe HSE Luxury, deri te hapësira ruajtëse në mbështetësen e krahut me frigoriferin opsional dhe hapësira për dy iPad, shishe dy litërshe ose pesë iPad mini - gjeni hapësirë në vende ku nuk e prisni.
SHKARKO NJË BROSHURËDiscovery i ri është i mbushur me pika karikimi të cilat disponohen për të tre rreshtat e ulëse ve**. Pra, pavarësisht ku ulen, çdo pasagjer mund të qëndrojë i argëtuar; qoftë me tablete, telefona celularë apo pajisje të tjera.
SHKARKO NJË BROSHURËPër të siguruar që brenda kabinës të ruhet në temperaturë të përsosur, pavarësisht nga moti jashtë, Discovery i ri përmban një sistem të kontrollit të klimës tepër efikas. Sistemi opsional me katër zona automatike siguron që të gjithë në kabinë të mund të rregullojnë temperaturën në hapësirën e tyre individuale për rehati më të madhe.
SHKARKO NJË BROSHURËNë HSE dhe HSE Luxury, disponohen ulëse opsionale të rreshtave të dytë dhe të tretë me ngrohje dhe ftohje për të siguruar rehati optimale pavarësisht temperaturave. Kjo i mundëson si drejtuesit edhe pasagjerit të caktojnë temperaturën e tyre të preferuar në mënyrë të pavarur dhe të kontrollohet nëpërmjet ekranit me prekje, për të siguruar rehati optimale të drejtuesit dhe pasagjerëve.
SHKARKO NJË BROSHURËEkzistojnë katër sisteme të audios nga të cilat mund të zgjidhni për argëtim optimal në makinë. Sistemi Land Rover ka 6 altoparlantë ndërsa versioni i përforcuar ka 10. Gjithashtu kemi partneritet me MeridianTM, për të zhvilluar një version të avancuar me fuqi 380W dhe 10 altoparlantë, si dhe një sistem dixhital audio rrethuese 825W me 16 altoparlantë dhe një bas.
SHKARKO NJË BROSHURËDuke ruajtur një shpejtësi konstante dhe duke aplikuar frenim veçmas për secilën rrotë, Kontroll i Zbritjes Kodrinore (HDC) heq të gjithë tensionin e manovrimit të atyre shpateve të vështira.
Ndërto VetëAsistenca e Avancuar e Rimorkios opsionale ju lejon të kontrolloni drejtimin e rimorkios dhe automjetit kur ktheheni mbrapsht duke përdorur kontrolluesin rrotullues Reagim Terreni 2. Kur është pajisur një çengel rimorkimi, sistemi do të kontrollojë drejtimin e automjetit për të arritur trajektoren e dëshiruar të rimorkios, e cila shfaqet me trajektoren aktuale në ekranin me prekje të info-zbavitjes.
Ndërto VetëNë “tingullin neutral” të dhomës gjysmë-anekoike e ekspozojmë pikërisht kabinën ndaj një sërë frekuencash dhe vibracionesh, duke siguruar që Discovery i ri gjithmonë të dëgjohet i përsosur.
Në dhomat tona të klimës mund të rikrijojmë disa prej kushteve më sfiduese të erës që Discovery i ri do të përballet. Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, ne zhvillojmë besueshmërinë e vërtetë.
Në ambientet e botës reale dhe dhomat tona klimatike, i ngrijmë makinat në -40°C dhe i pjekim në 50°C. Pra, edhe në vendet më të largëta, rehatia dhe qetësia shpirtërore nuk janë kurrë larg.
Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet.
Me një trup monokok alumini të përparuar, Discovery i ri gëzon nivele më të larta performance së bashku me forcë, qëndrueshmëri dhe efikasitet të përmirësuar. Deri në 480 kg më i lehtë se paraardhësi i saj, si dhe duke shfrytëzuar materialet dhe teknologjitë më të fundit të ndërtimit, automjeti mund të marrë me lehtësi goditjet që lidhen me ngarjen jashtë rrugës së shtruar.
SHIKO SPECIFIKIMETTë gjithë motorët kanë transmision automatik ZF të avancuar me kontroll elektronik me 8 shpejtësi. I përshtatur nga inxhinierët e Land Rover për të kombinuar ndërrimin e butë të marsheve me reagimin jashtëzakonisht të shpejtë - ndryshimet e marsheve janë pothuajse të pandjeshme, me çdo ndërrim që kryhet në vetëm 200 milisekonda.
SHIKO SPECIFIKIMETDiscovery i ri përfshin dizajn të qëndrueshëm me zgjedhje inteligjente të materialeve. Përdorimi i aluminit në strukturën trupore lejon një ulje prej 9 për qind* në emetime të gazit CO2 gjatë ciklit të jetëgjatësisë. Zinxhiri ynë i mbyllur i furnizimit me alumin siguron gjithashtu që çdo alumin me cilësi të lartë që tepron nga procesi i përpunimit të ri-përdoret.
*JLR Të dhëna 2014/15
SHKARKO NJË BROSHURËSistemi InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe dallojnë në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi paraprakisht konsultohuni me stafin tonë të shitjës për disponueshmërinë dhe kushtet e plota të këtij sistemi që vlejnë për tregun tonë Kosovar. Karakteristika të caktuara kërkojnë një SIM kartelë të përshtatshme të klientit me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësit e stafit tonë. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.