Range Rover Evoque
Mbi 170 çmime ndërkombëtare dhe numërimi vazhdon
Shiko dizajninDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
EMETIME TË GAZIT CO2 në g/km
Të ulëta deri 109 në versionin Manual
Të ulëta deri 129 në versionin Automatik
EKONOMI E KARBURANTIT e kombinuar l/100km
Nga 4.2 në versionin Manual
Nga 4.9 në versionin Automatik
EMETIME TË GAZIT CO2 në g/km
Të ulëta deri 109 në versionin Manual
Të ulëta deri 129 në versionin Automatik
EKONOMI E KARBURANTIT e kombinuar l/100km
Nga 4.2 në versionin Manual
Nga 4.9 në versionin Automatik
EMETIME TË GAZIT CO2 në g/km
Të ulëta deri 109 në versionin Manual
Të ulëta deri 129 në versionin Automatik
EKONOMI E KARBURANTIT e kombinuar l/100km (mpg)
Nga 4.2 në versionin Manual
Nga 4.9 në versionin Automatik
Range Rover Evoque është i disponueshëm në stilet Kupé, Pesë-Dyer dhe Kabriolet. Variantet Kupé dhe Pesë-Dyer paraqiten deri në gjashtë modele të linjës duke përfshirë Pure, SE, SE Dynamic, HSE, HSE Dynamic dhe Autobiography. Varianti Kabriolet është i disponueshëm në modelet SE Dynamic dhe HSE Dynamic që paraqesin një sistem çatie të konvertueshme prej materiali të zi me palosje në formë Z.
Shiko dizajninInControl Touch Pro është sistemi info-zbavitës i gjeneratës së ardhme për Land Rover që e përparon lidhjen dhe argëtimin e Range Rover Evoque pikërisht në nivelin më të lartë. Gjeni një vend parkimi, transmetoni muzikën tuaj të preferuar dhe madje gjurmoni një automjet të vjedhur - InControl mund ta bëjë jetën tuaj më të lehtë.
SHIKO TEKNOLOGJINËLëkura e qepur me gjilpërë dyshe dhe një zgjedhje prej alumini e rimeso druri ofrohen për të ndihmuar në krijimin e hapësirës tuaj ideale. Funksion masazhi me ngrohje dhe ftohje janë në dispozicion si opsionale për ulëse t e parme dhe të pasme në një HSE, Ndriçimi i Konfigurueshëm i Ambientit të Brendshëm krijon tonalitetin e duhur.
shiko tapicerinëModeli me pesë dyer siguron praktikë duke ruajtur aluzionet e menjëhershme të dizajnit të Range Rover Evoque. Pavarësisht nëse po shëtisni familjen ose miqtë nëpër qytet apo duke shkuar në një vend të qetë në fshat për drekë, tapiceria e rehatshëm e automjetit siguron që të gjithë të arrijnë duke u ndierë të relaksuar dhe të gatshëm për të vazhduar.
NDËRTO VETËMe linjat e saj të hijshme, Range Rover Evoque Kupé jep një interpretim të guximshëm të dizajnit bashkëkohor britanik. Profili i tij atletik, konturet pa kompromis dhe prekjet mbresëlënëse garantojnë tërheqjen e vëmendjes.
NDËRTO VETËDuke paraqitur një sistem çatie të konvertueshme prej materiali të zi me palosje në formë Z, Range Rover Evoque Kabriolet çon aftësinë e natyrshme të automjetit dhe pamjen e shkëlqyer në një nivel tjetër. Linjat dalluese të saj nxisin besim, individualitet dhe pozicion, ndërsa brendësia e bollshme u mundëson katër pasagjerëve të udhëtojnë me rehati në ajër të hapur.
Shiko galerinë
Cilësia e materialeve theksohet nga trajtimi i pastër i sipërfaqeve të tapicerisë. Personalizoni kabinën me materialet tuaja të preferuara dhe kombinime të ngjyrave me lëkurë të qepur me gjilpërë dyshe, me shtresa alumini ose rimeso druri (ku disponohet) dhe zgjidhni tavanin panoramik për të mbushur kabinën me dritë natyrore.
NDËRTO VETËNë modelet me stil Kupé dhe Pesë-Dyer, tavani panoramik opsional i fiksuar i plotë me xham rrit ndjenjën e hapësirës në brendësinë e automjetit dhe e mbush me dritë natyrore, si dhe siguron pamje të pandërprerë të mjedisit rrethues.
Shiko galerinë
Drithërimi i një SUV të konvertueshëm theksohet bukur me kapacitetin prej katër vendesh të automjetit. ulëse
t e përparme përfshijnë teknologjitë më të fundit të tilla si opsionet e Kontrollit të Klimës për të siguruar një udhëtim të vërtetë relaksues dhe të rehatshëm. Linjat e pastra dhe strukturore të tapicerisë plotësohen nga materiale cilësore të paraqitura gjithandej, të tilla si lëkura standarde e grimcuar te SE Dynamic dhe lëkura Oxford në HSE Dynamic.
Shiko galerinë
Hapësira e ngarkesës në Range Rover Evoque është hapësirë funksionale dhe elegante në çdo milimetër. Nëse është bagazh për raste festash ose pajisjeve sportive, të gjitha modelet kanë shumë hapësirë.
Hapësira e ngarkesës është një bollëk prej 575 litrash me ulëse të ngritura tek automjeti Pesë-Dyer dhe 550 litra te Kupé. Të dy modelet përmbajnë një hapësirë të mjaftueshme për bagazhet për pushime fundjave të përsosur ose për udhëtimin e momentit të fundit në pazar.
NDËRTO VETËI konfiguruar në mënyrë të mençur, dera e bagazhit të Kabrioletit është ndërtuar për të lejuar hyrje të lehtë në hapësirën e ngarkesës dhe madje ka një kapanxhë opsionale për ski me mbështetëse krahu. Kapaciteti i hapësirës së ngarkesës mbetet 251 litra pavarësisht nga pozicioni i çatisë dhe është në gjendje të akomodojë një çantë golfi standarde ose një karrocë fëmijësh.
NDËRTO VETËPaketa jonë e teknologjive të avancuara që ju lidhin juve dhe makinën Range Rover Evoque tuaj me botën e jashtme. Ju mund të zgjidhni ndërmjet sistemit të info-zbavitjes InControl Touch ose InControl Touch Pro. InControl Connect dhe InControl Connect Pro mund të përmirësojnë më tej këto sisteme për t'ju dhënë nivele më të larta lidhjesh.
SHIKO TEKNOLOGJINËKontrolli i Lëvizjes në të Gjitha Terrenet (ATPC) janë një sistem i fjalës së fundit së teknologjisë që ju mundëson të caktoni dhe të mbani një shpejtësi të qëndrueshme në kushte sfiduese. Në çakëllimë, zhavorr, rërë apo borë, ATPC vepron shumë si një kontroll udhëtimi në shpejtësi të ulët në marshet e lëvizjes para dhe prapa.
Ingenium është brezi i ri i motorit të Jaguar Land Rover i projektuar për performancë pa mundim, përsosje dhe efikasitet. E disponueshme në dy variante fuqie, 150PS dhe 180PS, ekziston edhe opsioni me 2 ose 4 rrota aktive (4WD) dhe një zgjedhje e ndërmjet transmisioneve manuale me 6 shpejtësi ose automatike me 9 shpejtësi. Me teknologjinë e avancuar dhe konstrukt alumini, këta motorë sigurojnë konsumim mbresëlënës të karburantit dhe emetimeve të CO2.
Ndjeshmërisht më të lehtë, më efikas dhe më të rafinuar se paraardhësit, janë gjithashtu më të përballueshëm dhe më të volitshëm për tu patur në pronësi falë intervaleve të kryerjes së shërbimeve të zgjatura nga 16,000 në 21,000 milje ose çdo dy vjet në modelet 4WD.
SHIKO SPECIFIKIMETPërshtatni Range Rover Evoque për nevojat tuaja specifike me një gamë aksesorësh elegantë dhe praktikë që janë të fortë, të gjithanshëm dhe ofrojnë një mundësi për personalizim. Më e rëndësishmja, këto pajisje mund të shtohen në çdo fazë gjatë jetëgjatësisë së automjetit - jo vetëm kur është i ri.
Shikoni AksesorëtSistemi InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe dallojnë në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi paraprakisht konsultohuni me stafin tonë të shitjës për disponueshmërinë dhe kushtet e plota të këtij sistemi që vlejnë për tregun tonë Kosovar. Karakteristika të caktuara kërkojnë një SIM kartelë të përshtatshme të klientit me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësit e stafit tonë. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.