Discovery Sport
Nivele të reja të dëshirueshmërisë, kapaciteteve dhe zhdërvjelltësisë
Shikoni filminDomethënja e fjalës Lux
I bukur si asnjëherë më parë
Range Rover i avancuar
Dallues dhe individual, një Range Rover i vërtetë në formë kompakte
SUV më i shkathët
SUV kompakte aventuriere dhe e gjithanshme
Luksi, performanca dhe aftësitë të ngritura në nivele të reja
Krahasoni automjetet tona për të gjetur të përsosurën për ju
Nivele të reja të dëshirueshmërisë, kapaciteteve dhe zhdërvjelltësisë
Shikoni filminPaketa e modelit Grafit përmban një çati kontrasti gri, kupa pasqyrash të zeza Narvik dhe një zgjedhje rrotash aliazh të zeza me shkëlqim në përmasa 18”, 19” ose 20”. Elementet individuale të tilla si grykat mbi parafangot, grilën dhe qarkimet janë punuar në Dark Atlas, me shkrimin e përputhshëm Discovery mbi kofano dhe derën e bagazhit.
NDËRTO VETËDizajni i guximshëm dhe mahnitës i Discovery Sport zgjerohet më tej nga karakteristika të tjera shtesë si rrota të zeza me shkëlqim 20” dhe marmita dalluese të kromuara. Brenda kabinës, mikrotubat e kontrastit, timoni i lëkurës me vrima dhe pedalet sportive prej alumini dëshmojnë për kredencialet e padiskutueshme sportive të automjetit.
NDËRTO VETËVarianti i kufizuar Discovery Sport Black përmban një grilë unike të stilit Dinamik, distinktivin e zi SPORT dhe xhamin e privatësisë. Një zgjedhje nga tre ngjyra shton pamjen e veçantë: E argjendtë Silic, gri Karpate dhe e bardhë Yulong. Ndërsa, në tapiceri, një tavan lëkure i zi dhe shina anësore prej alumini të fshirë në gri të errët shtojnë një ndjenjë edhe më të madhe të individualitetit.
NDËRTO VETËKarakteristika e hapjes së derës së bagazhit me gjest e fuqizuar ju mundëson të hapni dhe mbyllni derën e bagazhit me një veprim të thjeshtë shkelmues të këmbës suaj nën pjesën e prapme të automjetit (duke siguruar që të zbulohet çelësi inteligjent), kështu që ngarkimi të bëhet shumë më i lehtë. Sensorët janë të montuar në të dyja anët e automjetit për të lejuar funksionimin anësor e përshtatshëm.
Ndërto vetëLand Rover ka partneritet me Meridian, një lider botëror në teknologjitë audio dhe përpunimin dixhital të tingullit me performancë të lartë për të zhvilluar sisteme të avancuara të akustikës për Discovery Sport. Sistemi opsional i audios dixhitale rrethuese nga Meridian prej 825W përfshin 16 altoparlantë dhe një bas me dy kanale, duke dhënë nota të larta të pastra kristal dhe bas të plotë e të thellë në të gjithë kabinën. Ju e dëgjoni muzikën tuaj si të doni.
SHIKO TEKNOLOGJINËLand Rover zhvillon vazhdimisht teknologji të reja të motorëve për të përmirësuar ekonominë e karburantit dhe për të ulur emetimet pa kompromis, siç është Ndal/Ndiz Automatikisht, që ndalon motorin kur nuk është e nevojshme, motorët hibridë që prodhojnë moment mbresëlënës prej 700Nm, dhe opsione me peshë të lehtë dhe transmisione në të gjithë gamën.
Automjetet Land Rover janë të mbushura me teknologji që lejon të përballoni dhe terrenet më kërkuese. Nga funksioni origjinal Reagim Terreni që përshtat lëvizjen me sipërfaqen, te Kontrolli i Zbritjes Kodrinore, që të zbrisni pjerrësitë në mënyrë të sigurt, automjetet Land Rover vazhdojnë të ofrojnë aftësi udhëheqëse në industri.
Në rrugë, teknologjia e Land Rover, si Kontrolli Përshtatës i Udhëtimit, për udhëtime të qetësuara në distancë, Dinamika Përshtatëse, që siguron një ekuilibër optimal të udhëtimit dhe kontrollit dhe Vektorizimi i Momentit, për marrjen e qetë dhe të kontrolluar të kthesave, kontribuojnë në një udhëtim të rafinuar dhe vetëpërmbajtës.
Me Monitorimin e Këndit të Vështirë që paralajmëron për afrimin e automjeteve nga të dyja anët, një sërë teknologjish të Asistencës së Parkimit që e bëjnë parkimin të thjeshtë dhe Alarmet e Kufizimin të Shpejtësisë që ju ndihmojnë të reagoni më shpejt ndaj kufizimeve, Asistencat e Drejtuesit ju lirojnë që të përqendroheni në drejtimin e automjetit.
Me sistemet më të fundit të ngrohjes dhe ftohjes për t'i mbajtur të gjithë të rehatuar në çfarëdo lloj moti dhe një shumëllojshmëri të teknologjive me gjeste e pa çelës për të zgjedhur, automjetet Land Rover ju mbështjellin në rehati.
Teknologjia e info-zbavitjes në Land Rover ofron argëtim dhe informacione në fjalën e fundit të teknologjisë në të gjithë automjetin, madje edhe në telefonin tuaj inteligjent. Aplikacionet e InControl Connect ju lidhin në mënyrë të sigurt me automjetin, një përzgjedhje ekranesh me prekje siguron argëtim dhe përdorueshmëri, si dhe sistemet audio MeridianTM riprodhojnë audio me cilësi koncertesh.
Të gjitha modelet e Discovery Sport vijnë me opsionin e ulëse ve me ngrohje të komanduar nëpërmjet ekranit me prekje. ulëse t me ngrohje janë gjithashtu të disponueshme për pasagjerët e radhës së dytë.
SHIKO TEKNOLOGJINËSigurohuni që Discovery Sport të jetë gati sa jeni vetë me shtimin e funksionit të Klimës Sipas Kohës. Mund të aktivizohet në distancë ose të programohet paraprakisht përmes ekranit me prekje për të ngrohur motorin dhe kabinën në mënyrë që automjeti të jetë i ngrohtë e komod ose i freskët e i rehatshëm për largimin tuaj.
SHKARKO NJË BROSHURËMe mundësinë e ndriçimit të konfigurueshëm të ambientit të brendshëm në modelet SE dhe HSE, (standard në HSE Luxury) mund të ndryshoni ngjyrën dhe nuancën brenda kabinës për t'iu përshtatur gjendjes suaj.
NDËRTO VETËSistemi Reagim Terreni vjen si standard me të gjithë motorët TD4 e Si4 dhe përshtatet me reagimet e motorit të automjetit, sistemet e transmisionit, diferencialeve dhe shasisë për të maksimizuar drejtueshmërinë, rehatinë dhe tërheqjen. Një zgjedhje mes katër parametrash, Drejtim i përgjithshëm, Bar / Zhavorr / Borë, Baltë / Tragë dhe Rërë, siguron që automjeti të ketë mbërthim të sigurt pavarësisht kushteve të terrenit ose të motit.
Ndërto VetëSistemi Land Rover i patentuar Kontrolli i Zbritjes Kodrinore (HDC) është tipar standard në të gjitha automjetet me 4 rrota aktive (4WD). HDC ndihmon drejtuesin me zbritje të kontrolluar të shpateve të vështira duke mbajtur një shpejtësi konstante dhe duke aplikuar frenim veçmas për çdo rrotë.
Ndërto VetëNë “tingullin neutral” të dhomës gjysmë-anekoike e ekspozojmë saktësisht kabinën ndaj një sërë frekuencash dhe vibracionesh, duke siguruar që Discovery Sport të dëgjohet gjithmonë i përsosur në çdo shpejtësi dhe nëpër çdo sipërfaqe.
Në dhomat tona të klimës mund të rikrijojmë disa prej kushteve më sfiduese të erës që Discovery Sport do të përballet. Jo vetëm stuhi acari me shpejtësi 240km/h, por edhe temperatura të larta të ambientit dhe situata të ndryshme në tunelin e ajrit. Vetëm duke i shtyrë të gjitha sistemet në kufijtë e tyre, ne zhvillojmë besueshmërinë e vërtetë.
Në ambientet e botës reale dhe dhomat tona klimatike i ngrijmë makinat në -40 ° C dhe i pjekim në 50 ° C. Funksionet kryesore dhe sistemet më pas shqyrtohen sipas standardeve tona saktësuese. Pra, edhe në vendet më të largëta, rehatia dhe qetësia shpirtërore nuk është kurrë larg.
Nga bazat e testimit të akullit në Arjeplog të Suedisë, në rërën e pafalshme të shkretëtirës të Dubait, sigurohemi që performanca jonë legjendare në të gjitha terrenet të jetë e natyrshme në çdo automjet. Prototipat janë zhvilluar përgjatë përafërsisht 8.500 km të rrugëve me kushtet më të vështira.
Transmisioni automatik kompakt e i lehtë me 9 shpejtësi siguron ekononomi karburanti dhe emisione CO2 optimale, si dhe kontroll më të madh në kushte me mbërthim të ulët ose gjatë rimorkimit nëpërmjet një marshi të parë të projektuar posaçërisht për shpejtësi tepër të ulët.
Projektuar në mënyrë specifike për zbatime të tërthorta, është një nga më efikasët dhe teknikisht të përparuar që ndonjëherë përdoret në një automjet të prodhimit. Ingranazhi më i lartë jo vetëm që zvogëlon konsumin e karburantit, por xhirot më të ulëta të motorit përmirësojnë rehatinë dhe zvogëlojnë zhurmën kur udhëtohet në një shpejtësi të qëndrueshme.
SHIKO SPECIFIKIMETNjë tipar standard i të gjitha automjeteve me 4 rrota aktive (4WD), sistemi Vektorizimi i Momentit nga Frenimi rrit shkathtësinë dhe qëndrueshmërinë te Discovery Sport kur merr kthesat. Sistemi vazhdimisht balancon shpërndarjen e momentit ndërmjet të katër rrotave, qoftë brenda rrugës së shtruar ose jashtë saj, për të përmirësuar mbërthimin dhe frymëzuar drejtimin besimplotë.
Ndërto VetëNë motorët TD4 180PS dhe Si4, Tërheqja Aktiv mundëson avantazh si në rrugë të shtruar ashtu edhe jashtë saj. Në shumë kushte të drejtimit në rrugë, sistemi mund të stakojë përdorimin e rrotave të pasme dhe të sigurojë ekonomi maksimale të karburantit. Sistemi vazhdimisht monitoron parametrat kryesorë të automjetit dhe të mjedisit dhe do të ri-takojë 4 Rrotat Aktive (4WD), nëse kërkohet, brenda 300 milisekondave.
Ndërto VetëKy tipar standard, kur aktivizohet, vendos përparësi të parametrave më efikase të automjeteve, duke përfshirë transmisionin automatik, Tërheqjan Aktiv dhe karakteristikave të rehatisë si ngrohja dhe Ajri i Kondicionuar për të minimizuar konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2.
Me profilin e saj më të efektshëm, Discovery Sport është një nga automjetet më aerodinamike të Land Rover. Një rrotë aliazhi e veçantë prej 18” është e disponueshme për aerodinamikë të optimizuar.
Panelet dhe komponentët e lehtë të Discovery Sport të kombinuara me teknologji strukturore të avancuar, jo vetëm që japin forcë të shkëlqyer dhe përsosje të udhëtimit, por gjithashtu kontribuojnë në rritjen e efikasitetit në të gjithë gamën e motorëve.
Land Rover ofrojnë derivate specifike që japin emisionet më të ulëta të mundshme të gazit CO2 në gamën tonë - ne i quajmë këto automjete E-Kapacitet. Një simbol SPORT unik me ngjyrë blu në pjesën e prapme të automjetit tregon motorët me emetim më të ulët të gazit CO2 që mund të jetë aq i ulët sa 123g/km kur zgjidhni 2WD ose 129 g/km në një motor TD4 me naftë 150PS, manual, me 4 rrota aktive (4WD).
Discovery Sport është projektuar me qasje ndaj ciklit të jetës, me qëllim minimizimin e ndikimit në mjedis duke marrë parasysh të gjithë ciklin e jetëgjatësisë së automjetit. Që nga prodhimi, përmes përdorimit të konsumatorit e deri në fund të riciklimit në fund të jetës, çdo element i ciklit jetësor është analizuar me qëllim konsumimin e sa më pak burimeve natyrore, duke përdorur materiale më të qëndrueshme dhe duke minimizuar mbetjet.
Sistemi InControl, disa karakteristika specifike të përshkruara mund të jenë opsionale dhe dallojnë në varësi të tregut ose tërheqjes motorike. Ju lutemi paraprakisht konsultohuni me stafin tonë të shitjës për disponueshmërinë dhe kushtet e plota të këtij sistemi që vlejnë për tregun tonë Kosovar. Karakteristika të caktuara kërkojnë një SIM kartelë të përshtatshme të klientit me një kontratë të përshtatshme me të dhëna e cila do të kërkojë abonim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësit e stafit tonë. Lidhshmëria celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.